Zgjedhjet presidenciale në SHBA
Trump: Dua të takoj Kim Jong

Zgjedhjet presidenciale në SHBA<br />Trump: Dua të takoj Kim Jong

Unë do të bisedoja me Kim Jong, s’do ta kisha aspak problem që ta takoja”, është kjo deklarata e radhës e kandidatit republikan Donald Trump i cili gjatë një interviste për Reuters shprehu dëshirën që të takojë liderin koerano-verior .

Manjati shtoi se do të ishte i gatshëm të shtynte Kinën të ndalonte programin bërthamor të Koresë së veriut. Në fakt takimi mes tyre do të cilësohej historik pasi aktualisht, marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut janë të ngrira dhe nuk ka pasur asnjë takim bilateral, aq më pak në nivel presidentësh.

Trump po përpiqet të ripozicionojë fushatën elektorale , duke treguar një sjellje prej presidenti e mesa duket deklarata mbi Korenë e veriut është pjesë e kësaj strategjie. 

Sa i përket primareve që po zhvillohen në SHBA, për kreun e Shtëpisë së Bardhë kandidatja demokrate Hillary Clinton ka fituar në Kentaki, ndërsa rivali i saj brenda partisë Bernie Sanders ka siguruar shtetin e Oregon duke treguar se është serish në garë e do të luftojë deri në votën e fundit.

Ne sapo fituam Kentakin. Faleminderit të gjithë ju që votuat. Të bashkuar do të jemi më të fortë” shkroi në twiter ish sekretarja e Shtetit. 

Në krahun edhe republikanët votuan në Oregon, por kjo garë tashmë bëhet vetëm sa për të respektuar rregullat, pasi Donald Trump është i vetmi kandidat i kësaj partie dhe sigurisht fitues.

Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar