Momenti për të përcaktuar fituesit e dy kampeve, republikanëve dhe demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara, erdhi. Në Iowa mbahen zgjedhjet e para, për të përcaktuar se kush do të jetë fituesi nga të dyja palët. Nga republikanët udhëheq Donald Trump, ndërsa nga demokratët Hillary Clinton.
Pas shumë muajsh takimesh, fjalimesh e debatesh, fushata zgjedhore amerikane pritet të fillojë zyrtarisht të hënën kur banorët e Iowas, do të shfaqin preferencat e tyre per kandidatin presidencial në këtë shtet.
Para votës vendimtare, të parës në zgjedhjet kombëtare të vitit 2016, sondazhet në Iowa nxjerrin në pah një garë të ngushtë për nominimet e të dyja partive, republikanëve dhe demokratëve.
Në Partinë Republikane, manjati Donald Trump, ka një përparësi të lehtë kundrejt senatorit nga Teksasi Ted Cruz, i cili duket se ka bërë disa gabime para votimeve në Iowa.
Për demokratët gara duket shumë e ngushtë ndërmjet ish sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton dhe senatorit të Vermontit, Bernie Sanders, një social demokrat i vetëshpallur. Kandidatët e të dyja partive përshkuan kryq e tërthor shtetin Iowa të dielën duke forcuar sulmet ndaj rivalëve gjatë kësaj gare të parë për të përfituar nominimin e partive përkatëse.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com