Zgjedhjet Presidenciale në Francë
përleshje në tubimin e Le Pen

Zgjedhjet Presidenciale në Francë<br />përleshje në tubimin e Le Pen
Ndërsa Franca po drejtohet drejt zgjedhjeve presidenciale, fushata ku janë përfshirë kandidatët përshkohet herë pas here nga të papritura.

Përleshje, rrëmujë, fyerje, hedhje gurësh madje edhe bomba molotov është kjo panorama e takimit elektoral të kandidates presidenciale Le Pen në teatrin Zenith të Parisit.

Shumë manifestues jashtë godinës ku mbahej edhe takimi brohorisnin se të gjithë policët janë fashistë.

Agresioni i parë gjatë tubimit u shënua kundër një deputeti të ekstremit të djathtë i cili po hynte për të marrë pjesë në tubim.

Më pas teksa kandidatja Le Pen po mbante fjalimin e saj një aktivisit u mundua ta ndërpresë duke hipur në tribunë.

"Militantët e ekstremit të majtë kanë humbur arsyen, sulmojnë të vetmen grua kandidate e cila mbron gratë’ u shpreh Le Pen

E nuk mbaron me kaq më pas,dëgjohen britmat e një gruaje mes turmës e cila zbërthen këmishën. Dhe në përgjigje të agresioneve mbështetësit e të djathtës brohorasin sloganin “ Franca e francezëve’

Le Pen është kandidatja e ekstremit të djathtë e cila  premton se do t'i jap fund emigracionit illegal në Francë. Para mbështetësve ajo u shpreh se do t’i jepte fund kësaj situate të pakontrolluar dhe të cmendur.  

Në fjalën e saj ajo shtoi se nëse ajo zgjidhet presidente sulmi në Bataclan nuk do të përsëritet.

Sondazhet e deritanishme tregojnë se Le Pen është kokë më kokë me kanidatin e qendrës Emmanuel Macron.

Sipas parashikimeve janë pikërisht këta dy kandidatë të cilët do të kalojnë në raundin e dytë në 7 Maj ndërsa favorit për të fituar duket se është Macron.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë