Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen në mars
Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç
Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka shpallur zgjedhjet presidenciale malazeze më 19 mars.
“Kryetari i Kuvendit është i autorizuar dhe i obliguar që t’i shpallë zgjedhjet për president të Malit të Zi jo më vonë se 120 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit të Malit të Zi”, tha Gjuroviç.
Mandati aktual i presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, nisi më 20 maj 2018.
Në mënyrë që një kandidat të fitojë në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ai duhet të marr mbi 50 për qind të votave.
Rundi i dytë i zgjedhjeve mbahet pas dy javësh, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i fiton më tepër se gjysmën e votave.
Herën e fundit, zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi u mbajtën më 15 prill 2018.
Para Milo Gjukanoviçit, president i Malit të Zi për tri mandate ishte Filip Vujanoviç, nga viti 2003 deri në vitin 2018.
Para Vujanoviçit, nga 1997 deri në nëntor të vitit 2002 president ishte Gjukanoviçi./ REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
53%
-
Frikë se humbin
38.3%
-
Arsye të tjera
8.7%
Vota total: 300
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Do të trafikonin 17 kg kanabis në Mal të Zi, në pranga 3 të rinj në Malësi të Madhe (EMRAT)
25 Mars, 09:26
-
Dodik bën thirrje për bashkimin e Republikës Sërpska dhe Serbisë
25 Mars, 08:38
-
Abazoviç për situatën në Malin e Zi: Nuk i takonte Gjukanoviçi-t shkurtimi i mandait të parlamentit! Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt
24 Mars, 16:43
-
Kapet me 97 kg kanabis në Mal të Zi, arrestohet 29-vjeçari shqiptar
20 Mars, 20:25
-
Zgjedhjet Presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç dhe Mitaloviç më 2 prill, Abazoviç: Mbështesim Milatoviç në raudin e dytë
20 Mars, 12:00
-
Mbyllen votimet për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, dalin rezultatet paraprake! Millo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç shkojnë në balotazh
19 Mars, 21:14
-
Sot Mali i Zi voton për Presidentin e ri teksa vendi gjendet në ‘udhëkryq’! Milo Gjukanoviç favorit
19 Mars, 07:49
-
Nesër do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, konkurrojnë 7 kandidatë
18 Mars, 17:24
-
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi mbahen më 11 qershor
17 Mars, 14:13
-
Gjukanoviç shpërndan Parlamentin e Malit të Zi, nesër pritet të shpallë datën për zgjedhjet e parakohshme
16 Mars, 19:23
-
Mali i Zi në prag të zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviç: Rizgjedhja ime si president garanton se vendi nuk do hyjë në errësirën e botës Serbe
16 Mars, 17:08
-
Qeveria miraton projektligjin për ndërtimin e 'Urës mbi Bunë'
13 Mars, 16:03