Zgjedhjet Presidenciale në SHBA
Hillary Clinton pranon nominimin

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA<br />Hillary Clinton pranon nominimin
Hillary Clinton ka pranuar nominimin historik të partisë demokratike për të qenë kandidatja e cila do të garojë për Kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ish-sekretarja e cila u prezantua në skenë nga vajza e saj Chelsea ku premtoi se do të mbrojë të drejtat e të gjithëve.

“E vetmja gjë që duhet të kemi frikë është vetë frika. Por ne nuk kemi frikë. Amerika edhe një herë duhet të bëjë llogaritë. Jemi më të fortë kur jemi bashkë dhe unë do të jem presidentja e të gjithëve” u shpreh Clinton.

Sigurisht kandidatja nuk la pa përmendur edhe rivalin e saj Donald Trump duke thënë se ai dëshiron ta bëjë Amerikën sërish të madhe, por duhet të nisë nga Amerika dhe jo nga jashtë.

Gjatë fjalës së saj Clinton premtoi se nuk do të lihet menjanë asnjë besim fetar dhe se do të bashkëpunojë si me amerikanët edhe me aleatët për të mundur terrorizmin.

“Amerika nuk do të jetë në dorën e një personi të vetëm. Misioni im kryesor si Presidente do të jetë të krijoj më shumë shanse dhe vende të mira pune me rroga në rritje këtu në Shtetet e Bashkuara”, shtoi kandidatja ne mbyllje të Konventës Demokratike.

Sërish presidenti Obama shprehu mbështetjen e tij për Clinton duke e cilësuar fjalimin e saj të shkëlqyer dhe personi i duhur për të qenë presidentja e ardhshme.

Në zgjedhjet e nëntorit Hillary Clinton do të përballet me kandidatin republikan Trump dhe do të jenë shtetasit amerikan ata që do të vendosin se cili prej tyre do të jetë president i ardhshëm i SHBA-së.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë