Zgjedhjet Presidenciale në SHBA
Obama: Hillary është zgjedhja e duhu

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA<br />Obama: Hillary është zgjedhja e duhu
“Hillary është personi i duhur, e kam parë të punojë pranë meje. Askush nuk është i përgatitur sa ajo për të drejtuar këtë vend. Hillary do t'ju mbrojë pasi ajo nuk heq dorë asnjëherë. Hillary është më e mirë se unë dhe se Bill” ishin këto fjalët e presidentit Barack Obama gjatë konventës së partisë demokratike të mbajtur në Filadelfia vetëm një ditë pas nominimit zyrtar të ish-sekretares si kandidatja e cila do të garojë për Kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Ardhja e Obamës u prit me duartrokitje dhe me sloganin e tij të vitit 2008 ''Yes Ee Can''.

Surprizë ishte ardhja e kandidates demokrate në tribun dhe përqafimi i tyre. Në fakt kjo mbështetje dhe ky bekim vjen në kohën e duhur kur kryefjala e ditës ishte çështja Trump Putin, ku kandidati republikan ka ftuar Rusinë për të zbuluar emailet sekrete të Hillary Clinton.

Ky është një gjest i paprecedentë pas i kërkohet ndihma një prej kundërshtarëve si Vladimir Putin pikërisht gjatë një fushate elektorale e cilësuar si më demokratikja në botë.

Edhe Presidenti Obama shprehu shqetësimin e stij sa i përket një fitoreje të mundshme të ish-manjatit. Duke iu referuar sloganit te Trump Obama u shpreh se Amerika është tashmë e madhe dhe e fortë dhe forca dhe madhësia e saj nuk varen prej kandidatit republikan. Presidenti ne ikje kërkoi që Trump të mos fishkëllehet por të ndëshkohet me votë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë