Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden në garë kundër presidentit Donald Trump

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden në garë kundër presidentit Donald Trump

Joseph Biden, ish-zv.presidenti i SHBA-së

Ish-zv.presidenti Joseph R. Biden është në fazën përfundimtare të vendosjes nëse do të jetë ai nga demokratët e Shtëpisë së Bardhë, që do të kandidojë përballë Trump në garën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të vitit 2020, që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Neë York Times ish-zëvendës presidenti 76 vjeçari, Joe Biden është deklaruar para aleatëve të tij se ndihet ende skeptik para marrjes së një vendimi përfundimtar, nëse do të jetë ai përfaqësuesi në rradhën e demokratëve dhe si i vetmi i përshtatshëm nga kandidaturat e garës kundra presidentit Trump.

Përkrahësit  për kandidaturën e tij besojnë se rrënjët që ka ai në klasën e punës, mund të shtojë mundësinë e fitores së demokratëve që kanë braktisur partinë për Donald Trump në 2016.

Ndërkohë shumë votues demokratë, dhe pothuajse të gjithë donatorët e mëdhenj demokratikë, janë të interesuar  të dinë  për planet e Joseph Biden për shkak të përqëndrimit të tyre në gjetjen e një kandidati të përshtashëm që mund të mundë një president  si Donald Trump që sipas tyre përbën një kërcënim për demokracinë amerikane.

." Biden do të ishte kandidati dhe  shansi më i mirë për të rrahur Trumpin, duart poshtë", ka thënë senatori Tom Carper i Delaëare, mik i vjetër me Biden , transmeton Neë York Times.

Më gjerësisht, debati rreth kandidaturës së mundshme të zotit Biden ilustron vizionet duale në parti dhe veçanërisht ndarjet midis krahut të saj pragmatik dhe liberal.

Miqtë e ish-senatorit Delaëare thanë për Neë York Times se Biden ka gjasa të vendosë për një kandidaturë presidenciale në dy javët e ardhshme.

Disa nga përfaqësuesit në rradhët e demokratëve janë shprehur skeptikë rreth hedhjes së kandidaturës  së tij, ndërkohë gjatë muajit dhjetor  duke iu referuar garës elektorale të vitit 2020, Biden ishte shprehur  se është personi më i kualifikuar në vend për të qenë President.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)