Republikanët po ruajnë pozitën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe janë në rrugën e duhur për të kontrolluar të dy dhomat e Kongresit vitin e ardhshëm.
Partia e Trump ka siguruar deri tani të paktën 53 vende në dhomën me 100 vende të senatit për vitin e ardhshëm. Kjo diferencë mund të rritet deri në 55 vende, nëse republikanët fitojnë edhe gara të ngushta në Arizona dhe Nevada që nuk janë mbyllur ende.
Edhe në betejën për Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët po i afrohen fitores. Ata kanë siguruar 209 vende, vetëm nëntë më pak se një shumicë në dhomën me 435 vende. Demokratëve ndërkohë iu duhet më shumë.

Ata duhet të fitojnë 23 nga 31 garat e pandara në rezultat për të marrë një shumicë të dhomës që të ruajnë një kontroll mbi pushtetin në Uashington. Një rezultat përfundimtar për zgjedhjet e së martës mund të mos dihet për ca kohë, pasi 10 nga numërimet që po zhvillohen ende, janë në Kaliforni, shtet në të cilin zakonisht numërimi zgjat disa ditë.
Komente

