Zgjedhjet, prezantohet kandidati
i PS-së për kryetar bashkie, Shehi

Zgjedhjet, prezantohet kandidati<br />i PS-së për kryetar bashkie, Shehi
Kandidati për Kryetar i Bashkisë Kavajë Klodian Shehi është prezantuar sot para qytetarëve.
 
Ai tha se qytetaria e Kavajës do të tregojë që ne votojmë për vlerat, votojmë për atë qe ne do t’u premtojmë fëmijëve tanë, votojmë për sloganin që Partia Socialiste ka “Për Shqipërinë që duam”, ne e bazojmë tek vetja, “Për Kavajën që duam”.
 
Brenda 10 viteve në Kavajë do të finalizohen 10 projekte të reja që më takon mua t’i çoj më tej.
 
Por njëkohësisht këto projekte duhet të pasohen edhe nga projekte të tjerë, me të cilët në të mund t’i kthejmë këtij qyteti jo vetëm vlerat historike të tij, por edhe vlerat e një qyteti bregdetar e turistik
” tha ai.
 
I pranishëm gjatë prezantimit ka qenë edhe i deleguari i Kryesisë së Partisë Socialiste në Bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë Arben Ahmetaj, i cili tha se PD kërkon ta kthejë në mollë sherri, ndërsa protesta e paralajmëruar është provokim.

Zgjedhjet në Bashkinë Kavajë do të zhvillohen në 7 Maj, ndersa opozita e ka bojkotuar procesin.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS