TIRANE- Partia Socialiste, forca kryesore në koalicionin qeverisës me fillimin e sesionit të ri parlamentar, në muajin janar, do të bëj edhe përcaktimin e kandidatëve për njësitë administrative në të gjithë vendin. Burime nga grupi i punës për angazhimin elektoral të Partisë Socialiste bëjnë me dije se gjatë këtyre muajve është marrë gjithë informacioni i nevojshëm nga baza për problematikat që ekzistojnë në çdo qark. Qarku i fundit i cili është edhe qarku më i rëndësishëm me të cilën ky grup pune po punon është Tirana.