Zgjedhjet rajonale,CDU e Merkel
triumfon në bastionin e SPD-së

Zgjedhjet rajonale,CDU e Merkel<br />triumfon në bastionin e SPD-së
Kancelarja Merkel forcon pozitat e saj pavarsisht se politika e saj e dyerve të hapura ngjalli shumë kritika në vend. Partia CDU e Merkel mposht Partinë Socialdemokrate pikërisht në bastionin e saj në Landin e Rinit-Verior-Vestfalisë.

Kristiandemokratët e CDU Merkel fituan 34,3 përqind të votave,  ndërsa socialdemokratët e SPD siguruan30,6%. Populistët e AfD arritën të hyjnë për herë të parë në parlamentin e landit. Zgjedhjet për landin e Rinit Verior-Vestfalisë, njëri nga landet më të mëdha të Gjermanisë priteshin me vëmendje  nw këtë vit të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

Landi i Rinit është një rajon industrial, me një numër të madh punëtorësh. Kjo e bëri këtë land në të kaluarën për dekada të tëra një nga kështjellat e socialdemokratëve.

Në 51 vitet e fundit, landi i Rinit Verior-Vestfalisë është qeverisur për 46 vjet nga socialdemokratët.

Martin Schulz, rivali i Kancelares Merkel në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës në Gjermani tha se "kjo është një ditë e rëndë për SPD.Kryeministrja e landit, Hannelore Kraft e pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen.Pjesëmarrja në votime rezultoi më e madhe se katër vjet më parë.

CDU-ja e Merkel fitoi pikë duke theksuar tema të tilla si siguria, krimi, migrimi dhe papunësia relativisht e lartë në land.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët