Zgjedhjet/ Rama konfirmon rikandidimin e Subashit për mandatin e dytë në Fier

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rikandidimin e Armando Subashit për një mandat në dytë në krye të bashkisë së Fierit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  

Nga Libofsha ku mori pjesë në një aktivitet në kuadër të programit të "100 fshatrave" kryeministri Edi Rama tha se vota e qershorit për kandidatët e PS, do të jetë një shtysë e re për Rilindjen Rurale, ndërsa shtoi se do të çojmë përpara me Subashin projektet e nisura.

"Patjetër që edhe ajo u tha nga kryetari i bashkisë si nevojë strategjike e zhvillimit të zonës, dalja në det, është në vëmendjen tonë dhe do të jetë një nga projektet që do të zhvillojmë së bashku gjatë mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë. Investimet në ujësjellës, vaditje, kanalizime, arsim në këtë zonë.

Kemi identifikuar si potencial të rëndësishëm për zhvillimin e këtyre fshatrave, sheshet e këtyre fshatrave, jo vetëm për ata që jetojnë këtu, por edhe ata që do të vijnë këtu për të pirë një kafe apo gotë raki. Kur duan të qëndrojnë ku? Këtë duhet ta zgjidhim. Qeveria dhe programi '100 fshatrave' ka fonde grant për bujtina" përfundoi Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Qimja: 09/03/2019 12:53

    I takon eshte i vetmi qe ka bere per Fierin jo si Baftjari qe e kishte mendjen te pace pilafi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren