Teksa i ka lënë Lulzim Bashës datën 8 maj si afatit i fundit i negociatave, Edi Rama ka përcaktuar se kur do të fillojë zyrtarisht programin e tij.
 
Shqiptarja.com ka mësuar se Kongresi Elektoral i PS-së do të mblidhet ditën e martë, në 9 prill në orën 10:00 për të shpallur programin elektoral të Partisë Socialiste, dhe si rrallë herë, ka zgjedhur jo kryeqytetin për ta bërë këtë gjë.
 
Kongresi elektoral është njoftuar për tu zhvilluar në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës me këtë rend dite.
 
1.  Fjala e Kryetarit të PS-së, Edi Rama
 
2.  Prezantimin e Programit Elektoral të PS-së
 
3.  Prezantimin e Kandidatëve për Deputetë 
 
Programi është hartuar nën drejtimin e Koordinatorit për Programin, Ilir Beqja. 


dy.b/shqiptarja.com