Zgjedhjet, Ramush Haradinaj 
nuk sheh rrezik nga lista ‘Srbska’

Zgjedhjet, Ramush Haradinaj <br />nuk sheh rrezik nga lista ‘Srbska’
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk sheh ndonjë rrezik që lista ‘Srbska’ të dal e dyta apo e treta në zgjedhjet të cilat do të mbahen së shpejti, në rast se komunitetit pakicë i japin vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj thotë se nuk beson që një listë e tillë, mund të marr një pozicion të tillë, në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk besoj që ka një rrezik të tillë në Kosovë, në bazë të numrit të votuesve, popullsisë dhe numrit të ulëseve. Nuk parashihet, në kalkulim me që është bërë, për ata se si do të duket Parlamenti i ardhshëm, nuk mendoj se ka një rrezik të tillë. Nuk mendoj që një subjekt apo listë, që e quajtët ju mundet me marrë një pozicion të tillë politik, në parlamentin e Kosovës”, tha Haradinaj.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se vendet e rezervuara për pakicat është premtim që ia kanë dhënë bashkësisë ndërkombëtare. /KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike