TIRANË - Analiza e demokratëve për zgjedhjet e 1 qershorit nuk përjashton edhe koka turku të drejtuesve të degëve të partisë. Ky fakt u pohua nga numri 2 në PD, sekretari i përgjithshëm Arben Ristani i cili tha se në këto zgjedhje u vu re ineficencë e disa degëve të cilat nuk dhanë rezultatin e pritshëm. Sipas Ristanit secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij.
“Zgjedhjet treguan për ineficencë të disa strukturave të partisë si dhe lidershipit të degëve. PD ka nevojë për rikonceptim tjetër të degëve për të administruar me mirë territorin. Do synohet inventari i anëtarësisë dhe eficenca e lidershipit të degëve të Partisë Demokratike”, tha deputeti i PD.
Por rikonceptimi i degëve i referohet edhe ndarjes së re territoriale.
Arben Ristani nuk mohon që në mbledhjen e kryesisë të ketë patur debate por sipas tij ai ishte konstruktiv dhe i shërben organizimit të partisë.
“
Është e kuptueshme që në mbledhje nuk flet vetëm kryetari dhe sekretari i partisë dhe të tjerët dëgjojnë, debati në parti është konstruktiv. Mediat ndofta kanë dashur ushqim, por debati ka qenë konstruktiv”, - tha Ristani.
Në mbledhjen e kryesisë së PD u diskutua raporti për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa për riorganizimin e strukturave u ngrit një grup pune i cili do të merret drejtpërdrejtë me sfidat e ardhshme elektorale. Po ashtu një grup pune do merret me analizën e të dhënave për të bërë gati programim qeverisës së PD.
“U ngrit një grup pune për riorganizimin e strukturave të partisë dhe për sfidat elektorale që e presin. Një grup pune do merret me analizën e të dhënave për të bërë gati programim qeverisës së PD. Kemi ngritur fondacionin për liri dhe demokraci që kryetar është zoti Imami. Departamenti për kontributet historike me në krye Jemin Gjanën dhe departamenti për integritetin e figurës dhe partisë që do drejtohet nga zoti Kosova. Si dhe startoi fushata për FRPD”, - përfundoi Ristani.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.9%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 7505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Media: Dhëndri i Nasrallahut u vra në një bastisje në Damask! Ushtria izraelite: Do t'i përgjigjemi sulmeve të Iranit! Biden: Asnjë bastisje në objektet bërthamore iraniane
2 Tetor, 22:56
-
Skandali që tronditi botën, reperi Sean Diddy përballet me 120 akuza të tjera
2 Tetor, 22:49
-
FOTO/ Dua Lipa na prezanton me një super kombinim për vjeshtën!
2 Tetor, 22:46
-
Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar
2 Tetor, 22:34
-
Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë
2 Tetor, 22:23
-
Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt
2 Tetor, 22:20
-
'Ndërkombëtarët nuk i marr më për etalon', avokati: Opozita ose duhet të jetë tërësisht e dhunshme ose institucionale! Nuk mund të jetë në mes
2 Tetor, 22:18
-
Zbuloni ushqimet që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak!
2 Tetor, 22:15
-
'Djegin parlamentin, shqyejnë mikrofonat, hidhet foltorja', debat në 'Repolitix'! Gështenja: Kolegu jonë shkoi në burg ç'duhet të bëjmë?!
2 Tetor, 22:07
-
Ja shenjat e Horoskopit që do të kenë një muaj tetor të vështirë
2 Tetor, 22:05
-
Republika Çeke bllokoi deklaratën e përbashkët të BE-së për ndërhyrjen izraelite në Liban
2 Tetor, 22:01
-
'Vetëm për opozitën flisni', Gështenja përplaset me Kthupin: Mos digjni më karrige ju dhe flasim edhe për mazhorancën
2 Tetor, 21:49