TIRANE- Mbledhja e kryesisë së PD-së në Fier, për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit ka hapur debatin e parë në këtë degë. Shkak ka qenë mospjesëmarrja e disa anëtarë të Kryesisë të cilët kanë ngritur pretendimin se nuk janë njoftuar.

Të pranishëm kanë qenë kryetari i degës, Luan Baçi, si dhe deputeti Kozma Dashi, por në këtë mbledhje ka munguar nënkryetari i degës, Vasillaq Ndresi si dhe kryetarja e lidhjes së gruas, Zamira Çaushaj. Këta të fundit e konsiderojnë përjashtim mos thirrjen e tyre në mbledhje dhe akuzojnë kryetarin se po përpiqet që me ndihmën e Alibeajt, të gjejë justifikime për rezultatin humbës.