Zgjedhjet spanjolle, kryesojnë të
djathtët por qeveri nuk formohet

Zgjedhjet spanjolle, kryesojnë të<br />djathtët por qeveri nuk formohet
Partia Popullore e Spanjës, e cila udhëhiqet nga kryeministri Mariano Rajoy, ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës, por nuk ka arritur te siguroje shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Partia Socialiste ka dalë e dyta, ndërsa Aleanca e Krahut të majtë Unidos Podemos e treta.
 
Zgjedhjet e përsëritura kanë dështuar të zgjidhin ngërçin politik, i cili zgjat që prej gjashtë muajsh. Por, Rajoy ka thënë se partia e tij ka fituar zgjedhjet dhe se negociatat do te behen me te gjitha palët.

Partia Popullore e kryeministrit Mariano Rajoy ka fituar sërish zgjedhjet parlamentare në Spanjë por pa arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.

Spanja ndodhet në të njëjtin ngërç politik kur në dhjetor të këtij vitit u arrit i njëjti rezultat dhe prej 6 muajsh nuk u arritën negociatat për të formuar një qeveri çka çoi në përsëritjen e zgjedhjeve.

Përtej parashikimeve dhe sondazheve Partia Socialiste e qendrës së majtë e Pedro Sanches u rendit e dyta ndërsa zhgënjen Unidos Podemos e cila u rendit e treta duke marrë 71 deputetë.
 
Partia Popullore arriti të marrë 137 vende, 14 deputete më shumë se dhjetori por gjithesesi një numër i pamjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Në deklaratën e tij Rajoy u shpreh se partia e tij ka fituar zgjedhjet dhe për këtë arsye ka të drejtë të qeverisë. Përpjekjet për krijimin e qeverisë, - sipas Rajoyt, - përfshijnë bisedime me të gjitha palët në këtë proces.

“Do të na duhet të flasim me të gjithë, e këtë do të bëjmë. Bisedimet do të realizohen me një qëllim të vetëm, atë të mbrojtjes së Spanjës dhe të çdo spanjolli. Për këtë arsye jemi këtu” shtoi kryeministri.

Sipas Kushtetutës spanjolle, një qeveri duhet të fitojë votëbesimin në Parlament me më shumë se 50% të 350 deputetëve në total, pra 176 vota, përpara se të nisë detyrën e saj.

Politikanët spanjollë tashmë do të jenë në presion për të arritur një marrëveshje të shpejtë duke patur parasysh edhe vendimin e Britanisë për t’u larguar nga Unioni.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre