Zgjedhjet, "Super e Marta" në
SHBA, triumfojnë Clinton e Trump 

Zgjedhjet, SHBA, triumfojnë Clinton e Trump ">
Kandidatja demokrate Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump kanë fituar në shumë shtete amerikane, pas votimeve në atë që njihet si super e marta në Shtete e bashkuara të Amerikës.

Numërimi është ende në vazhdim, por Trump deri më tani ka fituar në shtatë shtete, Ted Cruz në dy shtete dhe Marco Rubio në një shtet. Ndërkohë në kampin democrat Hillary Clinton ka fituar në 8 shtete, ndërsa  Bernie Sanders në 4 shtete. 

Trump dhe Clinton priteshin të fitonin në parapraket e Super të Martës, gjatë të cilave do të përcaktohen një-e-katërta e votave të nevojshme për të fituar emërimin nga partitë përkatëse si kandidatë për president. 

“Unë besoj se Amerika sot ka më shumë sevojë se kurrë për më shumë dashuri dhe mirësi”, tha Hillary Clinton duke iu drejtuar përkrahësve të saj në Majami. “Kjo fushatë, siç mund ta dini ju të gjithë, nuk është thjesht për të zgjedhur një president, por për të transformuar Amerikën. Ajo është për ta bërë vendin tonë një vend të madh, ashtu siç ai ka mundësi të bëhet”, tha Sanders.
 
Kandidatët demokratë
Hillary Clinton ka fituar: Xhorxhian, Virxhinian, Alabaman, Tenesin, Arkansas dhe Teksas
Bernie Sanders: Vermont, Oklahoma, Kolorado, Minesota.

Kandidatët republikanë
Donald Trump ka fituar: Xhorxhian, Alabaman, Masaçusets, Tenesin, Virxhinian dhe Arkansas
Ted Cruz: Teksas, Oklahoma.
Marco Rubio: Minesota

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi