TIRANE- Bashkia e Mallakastrës shënon bllokimin e parë në procesin e konstituimit të Këshillit Bashkiak. Largimi i paqartë i dy prej këshilltarëve të majtë të dalë nga dy parti të vogla, ka bllokuar zgjedhjen e organeve drejtuese të këtij këshilli. Në mungesë të ecjes përpara të këtij procesi, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ka bërë betimin dhe ka marrë detyrën zyrtarisht, së bashku me marrjen në dorëzim të vulave.
Mbledhja
Anëtarët e këshillit të kësaj bashkie janë mbledhur mesditën e djeshme për të konstituuar këtë organ, me rend dite verifikimin e mandateve të këshilltarëve, betimin e tyre dhe të kryetarit të bashkisë, si dhe me zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit të këshillit bashkiak.
/Shqiptarja.com