Bamir Topi i ftuar në emisionin “Versus” të gazetarit Artur Nura u shpreh se faktori Europian mban një qëndrim të dyfishtë, pasi duan ta mbajnë Ramën në Pushtet.
“Unë kam kërkuar për drejtësi në ditën e zgjedhjeve, kam ngritur zërin edhe kur kam qënë president i vendit, rregullat janë të mirëpranuar në demokraci”,ka thënë Kreu i FRD.
I pyetur se cili është vlerësimi për ndërkombëtarët, ai tha se, “ndërkombëtarët kuptojnë shumë gjëra, por nuk e thonë, për aq kohë sa nuk ndërhyjnë e kuptojnë se për fat të keq situata do të vazhdojë për shumë kohë”.
Ish-presidenti ka komentuar dhe çadrën e PD-së, ku thekson se ajo ishte një dështim i madh për Bashën dhe përkrahësit e tij.
Gjithashtu ai shprehet konfuz dhe thotë se nuk kupton se çfarë i shqetëson shqiptarët duke shtuar se, “ata nuk kanë marrë vesh akoma se këta, pra politikanët nuk mendojnë për standardet dhe problematikat që ato i shqetësojnë. Problemi kryesorë në Shqipëri është konformizmi”.
Për marrëveshjen Rama-Basha ai tha se 18 maji ,është problemi më i madh përsa i përket produkti politik në Shqipëri.
“Këto janë dy politikanë me peshë në faktorin e politik-bërjes , por nuk kanë dhënë kontribut për zgjedhësit”, tha Topi.
Topi tha se Basha është njeriu më i anatemuar dhe më i sulmuar, si brenda ashtu dhe jashtë strukturave të PD-së.
Kreu i FRD-së tha se, Rama mendon për bipolarizim, ndaj shikoj një mospërputhje midis koshiencës, pra ka një mospërputhje mes mendimeve dhe asaj që shpreh.
“Politika e Sali Berishës ka rënë, kemi një dominancë të së majtës në tërësi me afro 100 deputet, ndërsa djathtas kanë mbetur afro 40 deputetë”, përfundoi Bamir Topi.
Redaksia Online
n.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com