TIRANE- Zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë hyrë direkt në fazën e tyre intensive, me shpalljen e kandidaturave të para. Tre anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salinji, Belind Këlliçi dhe Oriela Nebijaj si dhe nënkryetarja në detyrë e FRPDSH, Greta Koçi, janë kandidaturat e para të zyrtarizuara, por edhe emrat më me potencial në Partinë Demokratike.
I pari që shpalli kandidimin e tij për kreun e FRPD, është kreu i Departamentit për të Përndjekurit dhe Pronarët, Belind Këlliçi, një prej emrave të rinj në PD, të afruar nga Basha. Por, ambicie për kryetarin e ri të Forumit ka shprehur edhe një tjetër drejtues departamenti, ai i të Drejtave të Njeriut, Ervin Salianji, i njohur si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryetarit demokrat por dhe nga të rinjtë më aktivë në PD.
Një tjetër kandidaturë nga radhët e kryesisë, është ajo e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Oriela Nebijaj. Të cilëve u shtohet edhe nënkryetarja e FRPD, Greta Koçi, e cila pritet të shpallë shumë shpejt zyrtarisht kandidaturën e saj.
/Shqiptarja.com