Zgjedhjet,Urdhri i Mjekut: Vendimi
i Gjykatës Administrative i padrejtë

Zgjedhjet,Urdhri i Mjekut: Vendimi<br />i Gjykatës Administrative i padrejtë
Urdhrit i Mjekëve Shqiptarë e ka cilësuar të padrejtë vendimin e  Gjykatës Administrative të Shkallës së parë në Tiranë, i cili shpall të pavlefshme zgjedhjet e Këshillit Kombëtar dhe të presidentit të ri, të organizuara nga Asambleja e Përgjithshme e UMSH-së.
 
Nëpërmjet një deklarate për mediat, UMSH thotë se vendimi është marrë pas shqyrtimit të padisë së ngritur nga Valbona Doçi, drejtoreshë e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Tiranë.
 
UMSH-ja e ka cilësuar padinë e Doçit si të sajuar dhe të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë si palë e tretë në procesin gjyqësor.
 
Ne deklarojmë se me dokumenta është vërtetuar se në çdo hap të fushatës zgjedhore kemi zbatuar dhe respektuar vetëm ligjin, përvojën tonë dhe praktikat e organizmave ndërkombëtare homologe. Udhëzimet e aprovuar nga K.Kombëtar i mëparshëm kanë orientuar fushatën zgjedhore, por gjithçka është vendosur pasi është votuar dhe fituar me shumicën dërmuese, gjykatësi ynë nuk ka bërë drejtësi, por ka zbatuar porosi të atyre që i thanë apo i dhanë, për të marrë këtë vendim duke dëshmuar edhe njëherë gjendjen e drejtësisë sonë,” thuhet në deklaratën e UMSH-së, e cila e ka apeluar çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit.

 
Ja deklarata e plotë e Urdhrit të Mjekut

          
Reagim ndaj ndërhyrjes arbitrare në punët e Urdhrit te mjekëve.
 
K.Kombëtar i U.M.SH.-së u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme, për t'u njohur me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë të shpallur me 15/10/2015, me të cilën u shpallën të pavlefshme zgjedhjet e K.Kombëtar dhe presidenti i ri, të organizuara nga Asambleja e Përgjithshme e U.M.SH.-sëme  17/04/2015, kjo pas shqyrtimit të padisë së ngritur nga Dr.Valbona Doçi, drejtoreshë e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Tiranë.

Ky vendim për ne është absolutisht i padrejtë, absurd dhe i çuditshëm, prandaj ne shprehim habinë dhe indinjatën tonë.
U.M.SH.-ja është ent publik jo buxhetor, profesional, i pavarur, i cili përfaqëson dhe mbron interesat e përbashkëta të anëtarëve të Urdhrit dhe rregullon Veprimtaritë dhe marrëdhëniet midis tyre, në funksion të publikut.
           
Përse ndërhyhet në punët e U.M.SH-së?
           
Kujt  i intereson cënimi i pavarësis sonë?
           
Përse vlejnë këto procese gjyqësore me padi të sajuara dhe të mbështëtura nga Ministria e Shëndetësisë, si palë e tretë aktive në proçesin gjyqësor?
           
Znj.Doçi edhe pse me disa pengesa ligjore për të vënë kandidaturë (statusi politik, pozicion administrativ) dhe pa asnjë  kontribut në U.M.SH.-në u lejua të votohej dhe mori përgjigje nga rezultati i votimit në K.Kombëtar 17 vota për Dr. Brahimaj dhe 5 vota për Dr. Doçi, edhe pse presioni i mbështetësve të saj ishte i fortë ndaj të gjithë anëtarëve të K.Kombëtar.
           
Po të kishte fituar ajo, a do të konsideroheshin zgjedhjet e rregullta?
           
Ky është kriteri i vlerësimit të tyre.
           
Ne shprehim habinë përsëri se si gjykatësi quan të padrejtë faktin, se presidentet e K.Rajonal janë anëtar të K.Kombëtar duke i quajtur të emëruar ata, në një kohë që kemi dokumentuar me fakte se janë votuar nga Asambleja Kombëtare. Pra janë votuar 3 herë, një herë nga asambletë lokale për në Këshillin Rajonal, nga Këshillat Rajonale si president të tyre, dhe së fundi nga Asambleja e Përgjithshme për anëtar të këshillit kombëtar.
           
Pyesim cili nen i ligjit nr.123/2014 mbi U.M.SH.-në është shkelur për zgjedhjen e tyre.
           
Ky "argument"është një pretekst për të mbështëtur një "padi të sajuar".
           
Ne deklarojmë se me dokumenta është vërtetuar se në çdo hap të fushatës zgjedhore kemi zbatuar dhe respektuar vetën ligjin, përvojën tonë dhe praktikat e organizmave ndërkombëtare homologe. Udhëzimet e aprovuar nga K.Kombëtar i mëparshëm kanë orientuar fushatën zgjedhore, por gjithçka është vendosur pasi është votuar dhe fituar me shumicën dërmuese, gjykatësi ynë nuk ka bërë drejtësi, por ka zbatuar porosi të atyre që i thanë apo i dhanë, për të marrë këtë vendim duke dëshmuar edhe njëherë gjendjen e drejtësisë sonë.
           
Shpresojmë se reforma e shumë pritur në drejtësi do të krijojë kushtet për të korigjuar këtë padrejtësi, duke na gjykuar drejt në Gjykatën Administrative të Apelit, ku e kemi apeluar çështjen.
           
Homologët ndërkombëtar sapo janë vënë në dijeni për këtë ndodhi të pa precedent janë surprizuar dhe së shpejti ne do të publikojmë dhe qëndrimet e tyre.
           
Ftojmë së pari bashkësinë e mjekëve, publikun shqiptar të cilëve ju shërbejmë si dhe gjithë drejtuesit e institucioneve të larta shtetërore të shprehin opinionin e tyre për të respektuar pavarësinë dhe gjithë tiparet e tjera që institucionit tonë ia garanton ligji.
           
Në respekt dhe zbatim të ligjit:"Lëreni UMSH-në të punojë, mos ja humbisni kohën kot në dyert e gjykatave".

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos