Zgjedhjet, Veliaj fton Kosovën në
debat: S’ke nevojë për infermiere

Zgjedhjet, Veliaj fton Kosovën në<br />debat: S’ke nevojë për infermiere
Gjatë një takimi në një biznes në kryeqytet, Veliaj i ka bërë sërish ftesë për debat publik, rivalit të tij, Halim Kosovës. Gjatë fjalës së tij Kandidati i së majtës deklaroi se ka respekt për doktor Kosovën, ndërsa theksoi se ai nuk ka nevojë ‘për një infermiere që ti tregoi se nuk ka vend për debate.

Një vend si Tirana nuk mund të jetë si vende të Bashkimit Sovjetik, kur nuk pranojnë të flasin dhe përballen kandidatët për bashkinë. Nuk do them kurrë si Basha që thoshte qytet më qytet se çmimi i bukës do bëhet 600 lekë, unë s’mund ta them këtë. Sepse nuk ka punë bashkia për këtë. Dje patëm një refuzim për debate, pasi doktori është një burrë i pjekur dhe nuk ka nevojë për një infermiere dhe të thotë se nuk ka vend për debate.”-­tha Veliaj.

Fushata e Veliajt: Dy përfaqësues të biznesit në Këshillin Bashkiak
Kandidati i mazhorancës  për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është ndalur ditën e sotme në zonën e Yzberishtit, ku ka zhvilluar aty një dëgjesë me përfaqësues të biznesit të vogël. Në  fjalën e tij, Veliaj është shprehur se do të marë disa nisma të cilat do të favorizojnë gratë, pasi ato zënë pjesën më të madhe në biznesin e vogël.

Më tej ai prezantoi projekt që do të ketë në fokus menjëherë pas marjen në drejtim të Bashkisë së Tiranës, i cili lidhet me krijimin e një tregu unik për Tiranën.
 
Ne kemi vendosur të prodhojmë atë që do të quhet marka e tiranës. Ky do të jetë një produkt unik për tiranën. Ne do ti promovojmë këto produkte. Bashkia nuk e ka sot një fond të nxitjes së punësimit, i cili është mjaft i rëndësishëm, ne e kemi një të tillë.  Kjo ku jemi sot është një sipërmarrje që punëson gratë dhe vajzat dhe mundëson për to pasjen e një karriere dhe më vonë përfitimin e një pensioni. Dhënien e lejes së lindjes edhe burrave është pritur mjaft mirë”, tha veliaj.
veliaj bregasi

Veliaj i ka bërë edhe një herë ftesë kandidatit të opozitës, Halim Kosovës që të dalë në një ballafaqim ku të debatojë dhe të parashtrojë programin e tij për biznesin e vogë. Ai ka theksuar se është shumë e rëndësishme që qytetarët të njihen me ofertat tona dhe pastaj të vendosi kë do të votojnë

Qytetarët të njihen me ofertat tona dhe pastaj të vendosi kë do të votojnë. Basha shpesh dilte nëpër bizneset e vogla si ky ku jemi ne sot, një furrrë buke dhe premtonte bukën me 600 lekë. Unë nuk do tu përcaktoj kurrë çmimin e produktit të tyre, bizneseve”, theksoi Veliaj .

Teksa i përgjigjej interesit të përfaqësuesve të biznesit për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në Këshillin bashkiak, Veliaj premtoi se do të jenë 2 përfaqësues të biznesit në listën e mazhorancës për Këshillin Bashkiak, të cilët do të jenë një burrë dhë një grua.

“Do të ketë një grua dhe një burrë nga fusha e biznesit që do të përfaqësohen në Këshillin Bashkiak. Në pjesën e sigurt. Sot pasdite do merrni vesh dhe emrat. Besoj se realisht kemi bërë zgjedhjen e duhur. Ju ftoj të jeni pjesë e bordit të këshillit kombëtarë të punës sepse kjo do të na ndihmonte në shpërndarjen sa më të mirë të fondit.  Ne në ministri e 4-fishuam fondin dhe ngritëm një bord që përcaktonte pikët që merte çdo biznes në varësi të numrit të personave që punësonte. Në këtë garë 1 nga 6 bizneset fitonin. Sistemi ishte shumë transparent ndaj dhe nuk kemi pasur anjë ankesë nga bizneset. Ndaj dhe në bashki do të aplikojmë të njëjtin sistem si në Bordin Kombëtarë të Punës. E më pas do doja të kisha një garë me ministrin e ardhshëm të Mirqënies Sociale dhe Rinisë për mundësitë më të mëdha të punësimit të krijuara”, tha Veliaj. 

Një tjetër pikë mjaft e rëndësishme ku u ndal kandidati Veliaj ishte arsimi profesional. Ai premtoi se shkollat profesionale do ti kthejë në shkolla rajonale dhe do të përmirësojmë e do të kthejë në funksionin e duhur të gjitha konviktet, duke fajësuar bashkinë për gjendjen aktuale të këtyre shkollave.
 
Shkollat profesionalet marin kurrikulën dhe fondet nga ne. Ne nuk kemi mundësi që të bëjmë shkollat profesionale në periferi të tiranës sepse ata kërkojnë shumë fonde. Nëse për një shkollë publike duhet 1 lek fond në atë profesionale duhen 3 lekë  fonde. Duhet një bashkëpunim më i madh midis bashkisë me qeverin në këtë aspekt. Ne shkollat profesionale do ti kthejmë në shkolla rajonale, do të përmirësojmë dhe do do të kthejmë në funksionin e duhur të gjitha konviktet”, tha Veliaj 


Redaksia Online
(o.b/a.h/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos