14 maji/ Zyrtarisht dy lista me anëtarë KZAZ nga PD, edhe grupi i Alibeajt dorëzon kandidatët! 'Lufta' zhvendoset në KQZ

14 maji/ Zyrtarisht dy lista me anëtarë KZAZ nga PD, edhe grupi i Alibeajt dorëzon kandidatët! 'Lufta' zhvendoset në KQZ

Selia e PD

‘Lufta’ e PD është zhvendosur në KQZ, ku janë dorëzuar 2 lista me anëtarë të depozituar nën emrin e Partisë më të madhe opozitare në vend, por me dy vula dhe dy firma të ndryshme për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë të dielë, pak orë para përfundimit të afatit, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u paraqit në KQZ për të dorëzuar listën e anëtarëve.

Kjo bën që KQZ të ketë në dorë dy lista me anëtarë KZAZ nga PD, njëri nga grupi i Alibeajt dhe tjetri nga grupi i Berishës. Përballë zgjedhjes se cili nga grupet e demokratëve do të ketë drejtën për emrat e komisionerëve, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi pritet t’i drejtohet gjykatës së Tiranës për të marrë një përgjigje rreth kampit që do të ketë të drejtën e vulës së PD.

Të premten pasdite ishte Partia Demokratike e Rithemelimit ajo që dorëzoi listën e firmosur nga Flamur Noka me emrat e për anëtarë të KZAZ-ve. Një ditë më vonë, të njëjtën gjë bëri edhe Partia Socialiste dhe ajo e Lirisë.

Sali Berisha insiston se e ka vulën e PD ndërsa tashmë e vetmja çështje që i mbetet për të zgjidhur Gjykatës së Tiranës rreth përplasjes së demokratëve është vendimi se cili prej grupeve do të jetë në krye të Partisë më të madhe opozitare në vend. Kjo erdhi pasi grupi i Enkelejd Alibeajt hoqi dorë nga ankimimi për bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit në mënyrë që t’i hapet rrugë në Apel gjykimit të vendimit të Agron Zhukrit, , i cili në mars i kaloi PD-në Berishës duke njohur ndryshimet statutore në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021.

Mbetet për t’u parë nëse Ilirjan Celibashi do të veprojë njësoj si në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kur i mbylli derën Sali Berishës pasi mori vendimin që të njihte përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës. Kjo detyroi Berishën që të bashkëpunonte me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin "Shtëpia e Lirisë" dhe futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri. 

Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë.  Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.

Letra e Gazment Bardhit për KQZ

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 29/01/2023 20:21

    Medemek Berishes i bene kaken ne koke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë