Alibeaj mbledh grupin dhe Kryesinë, i përgjigjet Berishës: I kemi kandidatët për 61 Bashkitë! Lironi selinë! 3 skenaret si do hyjnë në '14 maj'

TIRANË- Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt do të garojë në të 61 bashkitë në zgjedhjet vendore të 14 majin. Përtej pretendimeve të ngritura nga grupimi i Sali Berishës, Alibeaj shoi sot çdo dyshim duke thënë se i ka emrat e kandidatëve në të gjitha bashkitë në vend, por nuk dha asnjë detaj tjetër.  

Pyetja e gazetares Danjela Maloku: A i ka Enkelejd Alibeaj, emrat për 61 Bashkitë?

Enkelejd Alibeaj: Nuk janë të kryetarit të komanduar të partisë, por të strukturave të PD. Ky është një proces, dhe po i kanë”.

Alibeaj ia ka bërë të qartë Sali Berishës se selia blu, ajo pranë Lanës, u përket atyre, sepse Gjykata e Apelit u ka dhënë të drejtë. Në këto kushte, Alibeaj pret që Berisha t’ia lirojë selinë, pra pa përsëritur skenarin e 8 janarit. Deri sa Berisha “të bindet” për t’ia liruar selinë, ai thotë se do të qëndrojë në zyrat e përkohshme që ka marrë në rrugën “Donika Kastrioti”, në ish-Bllok.

“Ato zyra dhe seli do duhet të lirohen, siç bëra me 25 mars, edhe pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt edhe të ligjit u larguam, tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen”, shtoi ai.

Akuzave se po përdoret nga kryeministri Edi Rama, kryetari i komanduar i PD-së, u përgjigj shumë shkurt.

“Sa i përket historisë së veglave, pengjeve, një arsyetim e kam. Vegël mund të jetë kushdo, ai i cili mund t’i marrë demokratët e t’i çojë në një parti të majtë, një parti që në 2013 bashkëpunoi me Ramën për ta sjellë në pushtet”, tha Alibeaj, referuar këtu aleancës së Berishës dhe Metës.

Ndonëse i ka emrat për 61 bashkitë, është ende e paqartë se si do të dalë PD-ja e drejtuar prej tij në zgjedhjet e 14 majit. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur 3 skenaret që janë diskutuar në mbledhjen e sotme që Alibeaj pati me grupin parlamentar dhe Kryesinë.

Mësohet në mbledhjen që ka zgjatur për rreth  3 orë e 30 minuta, është hedhur në tryeze propozimi për daljen me 61 kandidatë dhe 61 bashki bashkë me listat për Këshillat Bashkiakë, por ka pasur edhe 2 opsione të tjera. Opsioni i dytë që është diskutuar është dalja vetëm me anëtarë për këshillat bashkiakë, një tezë e hedhur nga pak persona në mbledhje. Skenari tjetër i lënë hapur për diskutime, është ai i propozuar nga deputetë dhe anëtarë të Kryesisë, sipas të cilëve duhet të dalin me listat për këshillat bashkiakë në 61 Bashki, por jo për kryetar bashkie në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Pra, në disa Bashki t’u lihen kandidatëve të ‘Rithemelimit’, një kërkesë që ka ardhur kjo edhe nga degët e partisë, si ajo në Vaun e Dejës apo e Elbasanit.

Edhe disa e nesërme, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Alibeaj pasi ka thirrur në takim kryetarët e degëve të PD-së, ku do të dëgjojë mendimin e tyre. Deri më tani ka vetëm opsione dhe jo vendime nga ana e PD-së zyrtare, e ndërsa duhet theksuar se koha nuk është në favor të Alibeaj!  Kjo sepse në 27 mars përfundon afati zyrtar i regjistrimit dhe depozitimit në KQZ të listave për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiak.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Alibeaj ironizon Berishën: Vegël mund të jetë ai që do i çojë demokratët në parti të majtë! Kam krenari të qëndroj në PD

 

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar Sali Berishën duke thënë se mund të jetë vegël se do të çojë demokratët në parti të majtë duke iu referuar Partisë së Lirisë.

“Nuk do më dëgjoni të përdor fyerje apo linçimi edhe për kundërshtarin më të fortë. Politika bëhet me ide nëse i ke, me vizion ndryshe, ndaj kam zgjedhur këtë qasje. Sa i përket historisë së veglave, pengjeve, një arsyetim e kam. Vegël mund të jetë kushdo, ai i cili mund t’i marrë demokratët e t’i çojë në një parti të majtë, një parti 1që në 2013 bashk2ëpunoi me Ramën për ta sjellë në pushtet.

Koherenca në qëndrimet politike mund të jetë një nga virtytet që politika shqiptare mund të ketë. Të ftosh demokratët të shkojnë në një parti tjetër, çfarë ka bërë më tepër Edi Rama kundër nesh? Shantazh e fyerje ndaj PD. Jo vetëm çështje veglash, por edhe krenari. Kam krenari të qëndroj e aq sa mundem t’i them qytetarëve që politikë bëhet ndryshe, me rebesh apo diell. Kjo është logoja që këtë vend e ka orientuar drejt Perëndimit. Kjo është seti i vlerave që i ka dhënë shqiptarëve fytyrën perëndimore. Ka pasur goxha shantazh. Ndonëse mund të dukemi të dobët e naiv, ja vlen”, tha Alibeaj.

Ora 20:10
Vendimi i Apelit/ Alibeaj-Berishës: Lironi selinë e PD!

 

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se Sali Berisha duhet të lirojë selinë e demokratëve, pasi pas vendimit të Apelit, këto ambiente u përkasin atyre.

“Zyrat e reja, të përkohshme përgjatë fushatës, në ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit nga grupim, janë ato të 8 janarit.  Unë kam këtë qëndrim, nuk jam nga ata që i çon demokratët pre emocioneve të tyre, njerëzore mbase, nuk i çoj njerëzit në konflikt dhe në përplasje, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen nëse do të mbyllen, besoj te ligji, kur ka një vendim gjykatë ai vendim pranohet, ato zyra dhe seli do duhet të lirohen, siç bëra me 25 mars, edhe pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt edhe të ligjit u larguam, tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen”, tha Alibeaj.

Ora 19:59
Vendoret/ Alibeaj: I kemi emrat e kandidatëve për 61 bashki

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj konfirmoi se i kanë emrat e kandidatëve për 61 bashkitë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit.

"Nuk janë të kryetarit të komanduar të partisë por të strukturave të PD. Ky është një proces, i kanë. Ne po diskutojmë. Aty ku je ulur, ishte Bejko, i deleguari i PD për Gjirokastrën", tha Alibeaj.

Ora 19:59
Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj: Të dalim me një kandidat në interes të PD-së dhe jo që të triumfojë dikush

 

Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në përfundim të takimit të grupit parlamentar, u shpreh se PD duhet të bëhet bashkë dhe të dalë me një kandidat në zgjedhje, jo për të triumfuar dikush, por të jetë në interes të shqiptarëve.

‘PD ka pasur një vit shumë të vështirë. Nëse nuk do të bëhemi bashkë për të bashkuar forcat rreth një kandidati në interes të PD-së për t’i shërbyer shqiptarëve jo për të triumfuar dikush, por për t’i shërbyer shqiptarëve. Jemi koshient për situatën për atë që ka ndodhur në PD. Është shpenzuar mes nesh pa arsye. Tashmë që futemi në situatë zgjedhore. Sot nuk ka asnjë arsye se përse kjo logo historike, që ka peshë të rendë të mos jetë strumbullari rreth të cilit. Ata të cilët kanë marrë përmes kësaj logoje, ku i kërkohet të jetë antiteza e regjimit të Edi Ramës mos të bashkohet rreth saj. Janë shqiptarët ata të cilët do të na gjykojnë.’- u shpreh Alibeaj.

Ora 19:56
'Vendoret'/ Alibeaj: PD ka një kandidat, të tjerët janë me logo të tjera

 

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë dhe mbledhjes së grupit parlamentar u shpreh se është diskutuar për emrat për kryetar bashkie. Alibeaj u shpreh se PD ka një kandidat, ndërsa kandidatët e tjerë janë me logo të tjera, ndërsa shtoi se kandidatët e primareve janë të mirëpritur që t’i bashkohen.

‘Diskutim ishte për emrat këshilltarët dhe kryetar bashkie. Ka një vendim të kryesisë me datën 2 dhe 4 nëntor të vitit të kaluar, do të marrim pjesë në zgjedhje. Procesi është një proces në vazhdim. Ky proces siç është parashikuar, bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, të kandidatëve të cilët dolën nga procesi i primareve që vijon nga një trajektore nga degët dhe kryesia. Ajo se çfarë është diskutuar është ka qenë në vijim të asaj se çfarë ka qenë qëndrimi ynë. Kandidatët e primareve janë të mirëpritur. PD s’ka sesi të ketë dy kandidatë ka vetëm një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të jenë me logo të tjerë, logon e Partisë së Lirisë, apo logon e PS-së. Të marrësh demokratë dhe ti çosh në një parti tjetër, sipas rregullave të statutit është e papajtueshme me pozicionin qëndrimin dhe anëtarësinë e PD-së. Sali Berisha, nuk është çështje personale por e identitetit të PD-së. Kemi bërë maksimumin për pasjen e një kandidatit të demokratëve. Të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët tani më 14 maj kanë një mundësi të mirë që me votë të gjithë se bashku.'- tha Alibeaj.

Ora 16:33
Alibeaj mbledh grupin parlamentar, kush janë deputetët që marrin pjesë në mbledhje

 

Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, Enkelejd Alibeaj po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar dhe kryesinë. Report Tv ka mësuar emrat e deputetëve që po marrin pjesë.

Grupi i deputetëve

  • Eralda Tase Bane
  • Orjola Pampuri
  • Dhurata Çupi
  • Zheni Gjergji
  • Ferdinand Xhaferraj
  • Bledion Nallbati
  • Gazment Bardhi
  • Kreshnik Collaku
  • Merita Bakiu
  • Enkelejd Alibeaj
  • Selaudin Jakupllari
  • Dash Sula
  • Lefter Gështenja
  • Flamur Hoxha
  • Arbi Agalliu
  • Andia Ulliri

Kryesia dhe grupet e punes

  • Taulanta Jupi
  • Indrit Sefa
  • Roland Bejko
  • Xhemal Bushati
  • Fitim Zekthi
  • Jonila Godole
  • Taulant zeneli
  • Marash Logu
  • Indrit Sefa
  • Agron Kapllanaj
  • Endri Hasa
  • Bujar Hoxha
  • Xhemal Gjunkshi
SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • joni: 21/03/2023 08:47

    Alibasha nuk mund te regjistrohet pasi ceshtja eshte ankimuar ne kolegj. Edhe sikur te ndodhe keto therrmia te diversionit te edi rames do shperbehen pas dates 14 maj sepse skan asnje mundesi per te marre qofte dhe 1 keshilltar. Sic e kan nis as familjaret e tyre nuk i votojne kellirat e shitura te lulit.

    Përgjigju
  • ylli: 21/03/2023 01:33

    te iku tabakja o enkelejd,,cfare partie,,,disaster totale,,,nuk merret vesh kush hyn e kush del,,nuk e leshon shqupin sali kerma o enkelejd,,,e quan toke te xanun,,,,,vetem me gaz lotsjelles e nxjerr kermen o enkelejd dhe hidhe ne lane....mundesisht kur lana te kete shume uje,,qe te mos qelbet tirana...,..

    Përgjigju
  • Iris: 21/03/2023 00:59

    Ne fakt,as ju,as Berisha nuk duhet t'a zoteroni ate seli qe i takon ushtrise.Juve e shkateruat ushtrine,pajisjet e saj i degraduat,i shitet,ose i cuat per skrap dhe parate i perlate per vete,po keshtu dhe me pronat ushtarake,i degraduat,u ndryshuat qellimin dhe ne fund i shitet e i privatizuat tek miqte e militantet dhe seline e oficereve e trajtuat si mall pa zot dhe e pervetesuat pa te drejte.

    Përgjigju
  • Gentian: 20/03/2023 22:20

    Ku jane deputetet e Shkodres z.Alibeaj. I lere te rrjedhin me sa shoh

    Përgjigju
  • Berti: 20/03/2023 21:41

    Alibeaj kart e djegur bashke me grupin e vogel qe ka.nuk ka elektorat sepse demokratet e urrejne per tradheti dhe percarje. Thjesht i shitur dhe i futur si paterice e Rames.Te marr pjesen tek 5 maj dhe mos te ndihet.Nuk i bind dot demokratet te ikin nga saliu sado i keq eshte,kjo do te thote se sa te pashpres jane Alibej me Bashen.

    Përgjigju
    • Dakord: 21/03/2023 08:24

      Ajo qe ngaterron ti Berti eshte anetaret e PD dhe elektorati. Te paret mund te jene ne shumice me saliun por te dytet o zoteri jane shumica e heshtur dhe nuk jane me saliun. Alibeaj duhet vetem te rezistoje edhe pak dhe ke per ta pare se si do i mblidhen anetare te rinj jo turma mamurrasi e laçi por qytetare me mend ne koke. Shume shpejt çeta sali metaj do perfundoje ne kosh te plehrave. Ky popull ka votuar gjithmone ashtu siç duhet.

  • Beni: 20/03/2023 20:44

    Alibeaj pretendon kot, sepse Apeli nuk i ka dhene te drejte. thejshte e ka kthyer ceshtjen ne themel, por me mediat e rames qe i sherbejne percarjes kjo eshte percuar ne opinion, sikur alibeajt i eshte dhene gjithcka. Asgje nuk i eshte dhene, thejsht i kane thene shko ne gjykate prap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish