Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët në qytetin e Fierit në kuadër të fushatës elektorale.

Siç duket edhe nga kjo video e siguruar nga Report Tv, demokratët kanë rezervuar një pritje elektrizuese për Alibeaj, me flamur të Partisë Demokratike, ndërsa u kanë rënë edhe borive të makinave.

Pritja me rënie borish e më valëvitje të flamujve të PD-së në Fier është e ngjashme me pritjet që i bënin ish-kryetarit Lulzim Basha në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Eriselda Çela është kandidatja për kryetare e bashkisë së Fierit me Partinë Demokratike, ndërsa rivalët përball saj janë Armando Subashi nga PS dhe Edvar Kodheli nga koalicioni Berisha-Meta.

Kujtojmë se në zgjedhjet e përgjithshme elektorale në 2021, Enkelejd Alibej ishte në krye të listës së kandidatëve të Partisë Demokratike, për deputet në këtë qark.