Berisha paralajmëron protesta: Do 'derdhemi' shesheve! Me Tiranën në krye, do fillojmë lëvizjen shpëtimtare për Shqipërinë, s'do ju zhgënjejmë

Në mbledhjen e kryesisë, Sali Berisha nuk i ndali akuzat kundrejt kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij. Berisha e nisi fjalën e tij duke i vendosur theksin te zhvillimi i primareve, ku tha se kjo është një betejë për votën, ndërsa u bëri thirrje aleatëve që të bëjnë propozimet e tyre për çdo kandidaturë.

‘Ne vazhdojmë me përpjekjen tonë për një transformim të jetës së Partisë Demokratike në një forcë politike më demokratike, më të hapur. Që vendimmarrjen kryesore ia beson kryesisë dhe simpatizantëve të saj të cilët kanë investim të madh në këtë parti. Do të jenë ata që do përcaktojnë qytetarët e parë dhe këshilltarët e tyre parlamentarë dhe lokalë. Mendoj se kjo risi është një kontribut thelbësor i opozitës shqiptare në demokracinë e këtij vendi. Zbatimi i primareve nëpërmjet votës së lirë merr nje rëndësi të veçantë po të kemi parasysh qëndrimin antidemokratik që mbahet dhe që është mbajtur vitet e fundit ndaj votës së qytetarëve e ndaj votës në tersi e cila de fakto është përjashtuar plotësisht. Beteja për votën është një betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Por janë zhvilluar takime intensive me aleatët dhe kanë propozime te drejta dhe të arsyeshme dhe theksoj që këtu mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, mirëpriten kandidaturat e tyre dhe nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit. Ne hapim një garë të paparë ndonjë herë në historinë e këtij vendi. Ndaj do të bëjmë gjithçka për suksesin e kësaj gare. Kjo është një sukses për demokracinë në Shqipëri.’- u shpreh Berisha.

Berisha paralajmëroi sërish protesta, ku tha se qytetarët mezi po presin që të protesojnë. Ish-kryeministri u ndal edhe tek bashëbisedimi i kryeministrit Edi Rama, me rektorët, për të cilin tha se është një injorant që rreh gjoksin se nuk ka master dhe doktoraturë. Sali Berisha tha se ai bashkë me aleatët do ta çojnë vendin drejt fitores së zgjedhjeve vendore, duke nisur nga Tirana.

‘Ne nuk do t’ju zhgënjejmë më Tirana në krye dhe beteja fillon. Do të marr takimin me të gjithë faktorët e frontit për shpëtimin e Shqipërisë do të fillojmë një lëvizje shpëtimtare për Shqipërinë. Përndryshe kjo qeveri nuk ka të ndalur. Kanë filluar të grumbullojnë letërnjoftimet. Kam informacione po grumbullojnë karta identiteti po përgatisin kasaphanë zgjedhore. Në do u dalim para. Në të gjitha takimet primaret ndryshojnë nga zgjedhjet. Asgjë nuk na detyron të shmangemi nga procesi zgjedhor dhe nga fitorja.’- u shpreh Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Paralajmëron Berisha: Të gatshëm të ‘derdhemi’ shesheve! Rama, injorant që rreh gjoksin se s’ka master

Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministri Edi Rama, duke u shprehur se është një fatkeqësi kombëtare dhe se ka konceptin e etërve të tij për arsimin.

“Në mënyrë të padiskutueshme ne hapim një garë të paparë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Suksesi i kësaj gare është sukses për PD dhe demokracinë në Shqipëri. Ftoj ju kryetarët e grupeve , anëtarët e grupeve të punës të bëjnë promovimin tek anëtarësia jonë, tek simpatizantët por edhe tek qytetarët  të këtij procesi. Do të thoja një hap i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë në vend. Sot jemi në situatë kritike, e cila kërkon një angazhim të fuqishëm në procesin  e primare dhe një përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijërave të revoltuarave të qytetarëve për organizimin e protestave. Unë kuptoj të gjithë ata qytetarët që nuk kanë mirëpritur shtyrjen e protestave. E shohin protestën si një domosdoshmëri ndaj  një qeverie që nuk njeh ligj, normë e standard. Një qeveri që me veprimet e saj vjedh qytetarët shqiptarë, shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe de facto shkelmon mbi interesin kombëtar të shqiptarëve. Nuk mund të vazhdohet më tutje. Një njeri që mashtron në çdo gjë, kërcënon me arrogancë çdo kërkesë të drejtë. Një injorant që mburret se nuk ka master e dektoratë. ndërpreu për 8 vite doktorata në universitetet e vendit, duke harruar se është komponent jetik. Kalon nga takimi në takim dhe rreh gjoksin duke thënë se nuk ka as master e as doktoratë. Por nuk ke sepse nuk ke mend, dhe tani gjithë këtë duf ua nxjerr pedagogëve. Çfarë është ky, çfarë produkti është ky. Edhe thotë le të rrinë ata me 5-6, nuk e lëvizin mesataren. O do të lëvizësh mesataren ose do të ikësh. U thotë të rinjve nuk e ul mesataren. Nuk mund të konceptohet të kalojë njeriu deri këtu. Ka konceptin e etërve të tij që ishin për arsimin selektiv”, tha Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • henri hk: 18/10/2022 19:24

    na i ke shpifur o sali mos na dil me neper ekrane

    Përgjigju
  • arian: 18/10/2022 19:24

    shko neper dasma ti o se per politik sje

    Përgjigju
  • papi: 18/10/2022 19:23

    mblidh trut ti o loqe se paske lajthitur me verte o pall hari

    Përgjigju
  • denis: 18/10/2022 19:22

    ti o berish naj sperm do derdhesh se gje tjeter ske ne terezi

    Përgjigju
  • Populli: 18/10/2022 18:06

    Jo protesta por gjera me te medha te besh derisa te lene te livadhisesh o kriminel i ndyre

    Përgjigju
  • Ledi: 18/10/2022 16:16

    Vetingu ne drejtesi duket se po deshton nga dita ne dite.Ne vend te ishte ne burg mortha ben presion e prokurore dge gjykates se paguhen nga taksapaguesit sgqiptar dhe kane detyrim , qeverine me metodat e dhunes.Ta kuptojn qe populli kerkon drejtesi dhe jo te livadhisin akoma politikan kriminel dhe hajdut pa u ndeshkuar.Kush ka frike te largohet se populli nuk ju ka asnje borxh qe tju pagoj pa kryer detyren .Po humbet besimi i popullit tek drejtesia e re qe po vazhdon sic ishte me pare . Mos valle duhet nje trup special i huaj per tendeshkuar krimin qe i ka zene frymen Shqiperise per 30 vjet me ne krye pseudodemojrat te korruptuar ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën