Zgjedhjet vendore me 61 bashki
 KiE: Jemi gati t'iu vëzhgojmë

Zgjedhjet vendore me 61 bashki<br /> KiE: Jemi gati t'iu vëzhgojmë
KiE ka theksuar se është gati të vëzhgojë zgjedhjet vendore që do të mbahen në Shqipëri për herë të parë në 61 bashki.
 
Gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit për Autoritetet Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës (KiE) dhe Alfonso Zardi, Drejtor i Departamentit të Demokracisë në KiE ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi vuri në dukje ecurinë e reformës administrativo-territoriale dhe hapat që po ndërmerren për realizimin e strategjisë së decentralizimit.
 
Ministri Çuçi theksoi hartimin e dy nismave të rëndësishme ligjore si ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe ligji për financat lokale.  
 
Ndërkohë zyrtarët e KiE kanë theksuar mbështetjen për ecurinë e reformave në strukturat e qeverisjes vendore në Shqipëri. Gjatë takimit u fold he për reformat që po ndërmerren për fuqizimin e qeverisjes vendore dhe respektimin e demokracisë vendore. 
 
Këshilli i Europës i cili ka një rol udhëheqës në çështjen e reformave territoriale që po realizohen në shumë vende të Europës, do të vijojë të mbështesë reformat prioritare të qeverisë shqiptare në këtë fushë.



Redaksia Online 
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!