TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë zhvilluar një takim në selinë e Partisë demokratike. Ky takim vjen një ditë pas Komsioni Qendror i Zgjedhjeve la jashtë zgjedhjeve vendore PD e Berishës, ndërsa i la afat grupit të Enekeljd Alibeajt 48 orë për plotësimin e dokumentacionit.

Takimi zgjati rreth 40 minuta, ndërsa mësohet se është diskutuar mbi aksionin opozitar si edhe daljen e kandidatëve të Sali Berishës në zgjedhjet vendore. Pas takimit me Metën, vetë Berisha konfirmoi që kandidatët e primareve do të futen në zgjedhje përmes një koalicioni me Ilir Metën, duke mbyllur çdo derë bashkëpunimi me Alibeajn, ndonëse ky i fundit u ka bërë ftesë që futen nën siglën zyrtare të PD-së.

Teksa doli nga selia blu, Meta tha se kandidatët e primareve janë edhe kandidatë të Partisë së Lirisë. Në këtë vizitë Meta shoqërohej nga deputeti Petrit Vasili.

“Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim! Kandidatet e Primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. E kam thënë dhe më parë, nga Tropoja deri në Sarandë, i konsiderojmë kandidatë dhe të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e Këshillave Bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar”, tha ilir Meta.

Ai nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së pse Partia e Lirisë nuk pranon asnjë emër nga Berisha në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiakë, duke thënë vetëm se Këshillat bashkiakë do të jenë të opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Ilir Meta pas takimit me Berishën: Çdo kandidat i “Primareve’ është edhe i yni! Këshillat bashkiakë do të jenë të opozitës

Pas takimi rreth 40 minutësh me Sali Berishën, Ilir Meta përsëriti edhe një herë mbështetjen e partisë së tij për kandidatët e Sali Berishës për kryebashkiakë. 

“Të zhvendosim monizimin nga Pushteti vendor dhe një herë e përgjitjmonë të kthejmë lolpgaridhënien. Të gjtihë opozitarët janë bashkë për ndryshim.  Kandidatët e Primareve janë të mrekullueshëm, të juashtëzakonshëm, nga tropoja në Sarandë janë kandidatë edhe të Partitë së Lirisë.

Ai nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së pse Partia e Lirisë nuk pranon asnjë emër nga Berisha në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiakë, duke thënë vetëm se Këshillat bashkiakë do të jenë të opozitës.

Ora 12:07
Pas Metës, Spahia takim me Berishën në selinë blu

 

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka mbërritur në selinë blu, ku po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Sphia është kandidati i Berishës për zgjedhjet vendore. Ky takim i Spahiës me Berishën, vjen pas takimit që ky i fundit pati me Ilir Metën.