Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me qytetarët e Bashkisë së Tiranës, me të cilët ka zhvilluar biseda për problematikat e tyre. Meta është ndalur kësaj here në njësinë numër 9 në Tiranë, ndërsa shkruan në Facebook se kostoja e jetesës për qytetarët është bërë e papërballueshme.
Më 14 maj sipas Metës do të fillojë ndryshimi në çdo bashki dhe. Ai shkruan se do të vijojnë takimet me qytetarët në mënyrë që problemet e tyre të ngrihen nga këshilltarët në Këshillin Bashkiak, pas zgjedhjeve vendore.
“Rrugëtimi ynë drejt 14 Majit është i pandalshëm. Qytetarët e Tiranës duan Ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.
Duhen ndryshime të mëdha në sistem, duhen punë të reja në nivelin lokal dhe atë qendror. Por fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji. Dje ishim në njësinë nr. 9 në Tiranë, e do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë, në mënyrë që zgjidhja e shqetësimeve të tyre të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak”, shkruan Meta.
O pis o hajdut o llum o spiun clidhje je me Tironen ti ? Je vec nje jashtqitje.
PërgjigjuKa lidhje ne Tiranen se ka grua baxhell Moniken e Shallvareve.