TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve për disa njësi vendore.
Zgjedhjet do të zhvillohen në datën 23 qershor 2013 për kreun e Bashkisë Bulqizë, të komunës Thumanë dhe për kryetarin e Njësisë Bashkiake Nr.1 në Tiranë.
Edhe në këto njësi vendore zgjedhjet do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në 23 qershor.
Kryetarët aktualë të këtyre 3 njësive vendore, të bashkisë Bulqizë, të Komunës Thumanë dhe të Njësisë Nr.1 në kryeqytet, kandidojnë për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com