Zgjedhjet vendore, Sako inspekton punimet në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Durrës: Do jetë me standarde evropiane

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako e cila kërkon votën e durrsakëve për 14 majin nën siglën e Partisë Socialiste, inspektoi punimet për rindërtimin e shkollës së mesme “Naim Frashëri”.

‘Objekti i ri do të jetë me standarde evropiane, me standarde shumë të mira për zhvillimit e aktivitetit mësimor, por edhe për jashtë-shkollor në mënyrë që të kenë kushte optimale për realizimin e procesit mësimor. Ne do tentojmë që këto shkolla t’i kemi të hapura edhe për publikun pasdite që të shfrytëzohen nga komuniteti, të jenë shkolla komunitare. Përdorimi i palestrës e ndihmon dhe komunitetin në zonë që të mos ketë lidhje me gjithë objektin e shkollës, por të ketë një akses të veçuar.’- tha Sako.

Ndërtimi i godinës së re të shkollës së mesme Naim Frashëri me 850 nxënës financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit EU4Schools zbatuar nga UNDP. Kjo shkollë ka një traditë të gjatë në arsimimin e brezave në qytetin e Durrësit dhe prej kohësh ka qenë ndër shkollat më të suksesshme. Në qytetin e Durrësit kanë përfunduar 18 godina të reja arsimore, të cilat u shembën pas dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i vitit 2019. Dhe shumë të tjera janë në proces.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja