Zgjedhjet vendore të 14 majit, Begaj takon Celibashin: Burimet publike të mos përdoren për mbështetje të partive! Partitë të zbatojnë ligjin! Provë maturie për demokracinë

Zgjedhjet vendore të 14 majit, Begaj takon Celibashin: Burimet publike të mos përdoren për mbështetje të partive! Partitë të zbatojnë ligjin! Provë maturie për demokracinë

Presidenti Bajram Begaj

TIRANË- Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ-së, Ilizjan Celibashi. Në përfundim të takimin, Begaj është shprehur se fokusi ka qenë të procesi, duke theksuar se duhet të jetë një provë e rëndësishme maturie. Ai shtoi se një nga porositë ishte që burimet publike të mos përdoren për mbështetje të partive. 

“Ftova sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi për të diskutuar mbi përgatitjet e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Gjithashtu vura theksin për rëndësinë që kanë këto zgjedhje jo vetëm si mundësi e mirëpritur për të shprehur vullnetin politik, por edhe si provë e rëndësishme maturie për vetë sistemin tonë demokratik. Në bisedën me zotin Celibashi u ndala në domosdoshmërinë që ka zbatimi i Kodit Zgjedhor dhe udhëzimeve të KQZ-së nga të gjitha institucionet qendrore dhe vendore me detyrimin për të mos përdorur veprimtaritë dhe burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre në fushatë”, tha Begaj.

Ai ka pasur edhe një mesazh për partitë politike.

“Gjej rastin t'i bëj thirrje publike të gjitha subjekteve të këtij ligji që ta zbatojnë atë me përpikmëri dhe të inkurajoj KQZ-në për një monitorim e zbatim korrekt të tij. Të gjithë shqiptarët dëshirojnë një garë të ndershme dhe të barabartë të kandidatëve në fushatë. Nëpërmjet zbatimit të ligjit ne ua garantojmë këtë”, përfundoi presidenti.

Zgjedhjet vendore do të mbahen në 14 maj, e ndërsa pritet të jetë një betejë politike, jo vetëm mes PS-PD, por mesa duket do të jetë një garë e fortë edhe mes vetë demokratëve me dy grupet e drejtuara njëri nga Sali Berisha dhe tjetri nga Enkelejd Alibeaj.   

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit