Sot në mëngjes, orën 7 e 15 minuta, në një qytet të Gjermanisë, posta i dorëzoi fletën e votimit një shqiptari nga Dibra. Ai është i pari që tërheq zarfin zgjedhor në diasporë.
Deri më tani, janë 15 shqiptarë që kanë marrë fletët e votimit, duke shënuar kështu votuesit e parë të hershëm në historinë e Shqipërisë, të cilët mund të shprehin vullnetin e tyre, pa pritur ditën e zgjedhjeve.
Deri më tani janë dërguar 75,207 mijë pako zgjedhore. Veç qarkut Dibër e Berat që u shpërnda që të hënën, këtë të martë është vijuar me votues nga qarku i Durrësit, Elbasanit dhe Kukësit.
Numrin më të lartë të dërgesave e mban Italia me 30 mijë zarfe, Greqia me 20 mijë, Gjermania 7 mijë, Mbretëria e Bashkuar 4 mijë, ndërsa SHBA me rreth 3 mijë.
Në përgjigje të ankesës së PD për dublimin e dokumenteve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se rastet janë kapur në kontrollin e dyfishte dhe nuk cenohet procesi.
Komente











Do zoti e nuk voton ky emigranti i pare kusaret 30vjecare por ndonje hajdut te ri or teeeejjjjj
Përgjigju