Zgjedhjet, Zef Brozi: Mos lejoni
asnjë kandidat me histori kriminale

Zgjedhjet, Zef Brozi: Mos lejoni<br />asnjë kandidat me histori kriminale
"Asnjë kandidat për deputet me histori kriminale në Shqipëri a jashtë saj të mos lejohet të zgjidhet". 

Ky është apeli i ish-kryetarit të Gjykatës së Kasacionit drejtuar klasës politike por edhe votuesve shqiptarë.

Ai kërkon refuzimin e çdo kandidati me histori kriminale, për t'i pamundësuar zgjedhjen deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Brozi thekson se identifikimi i kandidatëve me të shkuar problematike mund të bëhet edhe përmes institucioneve ndërkombëtare siç është INTERPOL. 

Postimi i Brozit në Faceboook
"Para disa kohesh Basha publikisht tha se kishte rene dakord me Drejtorin e Interpolit te BE-s qe te bejne verifikimin e te gjithe kandidateve per deputet. Tani qe listat e kandidateve jane shpallur nga te 15 partite qe marrin pjese ne zgjedhjet e 18 Qershorit, mbaje fjalen Lulzim dhe beja nje te mire Shqiperise se bashku me Interpolin e BE-s dhe institucione te tjera nderkombetare.

Partite qe i kane propozuar nuk e kane bere dhe as nuk do te duan ta bejne kete verifikim te kandidateve te tyre nga Interpoli i BE-s e te tjera institucione nderkombetare.

Te gjitha institucionet shteterore dhe ato nderkombetare, opozita, media e shtypi si edhe ne qytetaret kudo qe jemi, duhet te bejme gjithcka eshte e mundur qe kandidate me te kaluar kriminale ne Shqiperi a jashte saj, te mos arrijne te zgjidhen. Per me teper edhe partite qe i kane kandiduar te tille kandidate duhet marrin mesim nga popullli duke mos i votuar keto parti".


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi