Zgjedhorja, Mediu: Deputetët 'garë' 
te qytetarët, jo preferencë e kryetarit

Zgjedhorja, Mediu: Deputetët 'garë' <br />te qytetarët, jo preferencë e kryetarit
TIRANE - Republikanët listojnë të paktën 4 çështje që duhet tu jepen zgjidhje me reformën zgjedhore. Kryetari i PR Fatmir Mediu, i cili është anëtar i komisionit të posaçëm, thotë në një intervistë për Report Tv se reforma duhet të ketë në themel konkurrueshmërinë e deputetëve para votuesve dhe jo të jenë persona të zgjedhur subjektivisht nga kryetarët e partive.
 
Po ashtu Mediu shprehet se reforma duhet të sigurojë që të mbahen zgjedhje të ndershme, të përcaktojë një formulë të re të përfaqësimit të partive në parlament si dhe t'i jepet zgjidhje skemës së financimit të partive politike.

"Listat e mbyllura është një problem besoj në gjykimin tim sepse nuk ka të bëjë me përzgjedhje krejt subjektive që s ka të bëjë as me eksperiencën as me karrierën por me interes preferencial të atyre që i përzgjedhin për ti vendosur në këtë listë. Në këtë pikëpamje mendoj që duhet të kemi patjetër një sistem që duhet të funksionojë mbi konkurrimin, të mos ketë formula të cilat deformojnë qoftë në ndarjen zonale apo qarqeve por qoftë edhe në mënyrën e përllogaritjes së mandateve. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për të parë se kush duhet të jetë sistemi i financimit të partive politike gjatë fushatës elektorale dhe nga ana tjetër kush janë burimet e financimit. Duhet të kemi në mëndje faktin që duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të drejta pra moscënueshmërinë e votës", - shprehet kreu i PR-së.

Fatmir e Mediu nuk e sheh idenë e sistemit prim që ul numrin e deputetëve në parlament si zgjidhje të problemeve me procesin zgjedhor

"Mendoj që është pak naive të gjykojmë që domethënë më shumë ose më pak deputet në kuvendin e Shqipërisë rrisin kualitetin në kuvendin e Shqipërisë. Kualiteti në kuvendin e Shqipërisë rritet në mënyrën sesi zgjidhen deputetët dhe kush zgjidhet për deputet dhe natyrisht raporti që ata kanë me votuesit", thotë ai.

Por për një reformë që pritet të jetë konsensuale, Fatmir Mediu kërkon së pari një qëndrim të unifikuar të opozitës për problematiket e procesit zgjedhor. Nëse opozita nuk finalizon ide të përbashkëta , Mediu nuk përjashton mundësinë dërgimin në komisioni të një projekti të PR. /Report TV/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?