Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me debatin e hapur sot mbi Reformën Zgjedhore. Në faqen zyrtare në Twitter, Rama shkruan se Reforma Zgjedhore është pjesë e paketës së 18 majit dhe nis nga vota e shqiptarëve jashtë kufijve. Në një reagim të menjëhershëm ndaj Bashës, edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se vota e emigrantëve duhet të ishte kushti kryesor.
Duke i kthyer përgjigje kreut të demokratëve, Lulzim Basha, i cili në një dalje publike vuri tre kushte për vënien në zbatim të kësaj reforme, kreu i qeverisë shkruan se idetë e një pale nuk janë kusht për të tjerët.
“Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijve🇦🇱Plus:Idetë e një pale s'janë kusht për tjetrën!”, shkruan Rama.
Gjithashtu, pjesë e debatit u bë pak më parë dhe LSI, ku përmes Petrit Vasilit bëri thirrje për një reformë të vërtetë dhe të thellë. Vasili kërkoi t'i jepet fund "tangos" PS-PD, duke thënë se një reformë e thellë i jep fund plagëve të mëdha të zgjedhjeve në Shqipëri.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com