Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Burimet bëjnë të ditur se takimi është zhvilluar  në ambientet e salles se seancave plenare dhe në qendër të diskutimeve ka qenë reforma zgjedhore.

Drafti përfundimtar i reformës zgjedhore ka shkuar në Kuvend. Por nga opozita parlamentare kërkohet që të hapen listat. Për këtë dy ditë më parë Myslim Murrizi dhe disa deputetë të tjerë u takuan me kryeministrin Rama.

Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë e një tryezë politike tre palësh mes qeverisë, opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare. Por  kreu i qeverisë ka theksuar se ajo që është arritur në marrëveshjen e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, por mund të shtohen disa çështje të tjera, këtu duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së listave.