Zgjerimi i BE, Juncker: Vendet
kandidate të përmbushin kriteret

Zgjerimi i BE, Juncker: Vendet<br />kandidate të përmbushin kriteret
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, mbajti sot fjalën e tij para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg. Në fjalën vjetore për gjendjen e Unionit, Juncker u ndal te vizioni i tij për të ardhmen e BE-së. Ndër të tjera, Presidenti i KE u ndal edhe te zgjerimi, duke thënë se “nëse duam paqe në fqinjësi, duhet të mbajmë perspektivë të besueshme të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Duke folur për zgjerimin, Juncker tha se nuk do të ketë asgjë deri në fund të mandatit të tij, sepse asnjë nga vendet kandidatë nuk do të jetë i gatshëm për anëtarësim. Por, shtoi më tej ai, në vitet pas këtij mandati, Bashkimi Evropian do të ketë më shumë se 27 anëtarë, sa ka tani. 

Duke folur për largimin e Britanisë së madhe nga BE-ja, Presidenti i Komisionit Evropian tha se ky shtet do të pendohet për një veprim të tillë. Më tej, Juncker shtoi se pranvera e vitit 2019, kur Britania do të duhej të largohej nga BE-ja, do të jetë një datë tragjike. Por, shtoi ai, Evropa e 27 vendeve anëtare, do ta shfrytëzojë këtë rast për të ndërtuar një të ardhme të qartë të Bashkimit Evropian.

Juncker bëri ftesë për më shumë solidaritet rreth migrimit dhe ftoi që të gjithë ata, të cilët nuk i përmbushin kushtet për strehim në BE të kthehen në vendet e tyre. U bëri ftesë shteteve anëtare që më shpejt të shkëmbejnë të dhënat për luftëtarët e huaj dhe të dyshuarit për terrorizëm.

Juncker rikujtoi se shtetet kandidate duhet t’i përmbushin kriteret, sidomos ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore. Kjo, sipas tij, do të thotë se Turqia, nuk mund të bëhet anëtare e BE-së në një të ardhme të afërt, sepse nuk respekton vlerat e lirisë dhe sundimin e ligjit. Ai akuzoi Turqinë për largimin nga BE dhe i bëri thirrje qeverisë në Ankara që "të lërë gazetarët tanë të shkojnë" dhe të ndalojë sulmet personale ndaj udhëheqësve evropianë.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza