Zgjerohet banda e Babagjyshëve 
Urdhër-arreste për argjendarët

TIRANE  - Dëshmia e Agustin Sulës dhënë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka tradhëtuar “Babagjyshët” grabitës drejtuar nga Ilir Kupa duke detyruar prokurorët të firmosin dhe 5 urdhëra arresti nga 8 të bëra 24 orë më parë.

A1Report ka mundur të mësojë se mes tyre 3 janë argjendarë në kryeqytet, ku banda e babagjyshëve riciklonte në vlera monetare floririn e vjedhur.



Zgjerohet banda e babagjyshëve, lëshohen 5 urdhër-arreste
24 orë nga zbulimi i “Bandës së Babagjyshëve”, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjeron listën e personave nën hetim të përfshirë në bandën e drejtuar nga Ilir Kupa ku nga 8 tashmë janë 13 grabitës të quajtur “babagjyshë” për faktin se në grabitjen spektakolare të qendrës tregtare TEG në Tiranë ishin veshur si babagjyshë të Vitit të Ri.

Ky fakt konfirmohet për A1Report nga burime pranë Prokurorisë ku këtë të premte organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatë plot 13 kërkesa për vlerësimin e masës së sigurisë, me akuzën e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, vjedhjeve me dhunë me pasojë plagosjen.

5 “babagjyshët” e rinj, argjendarë
Për pesë personat e listuar së fundmi nga Prokuroria si të lidhur me “bandën e Babagjyshëve”, 3 prej tyre rezultojnë të jenë argjendarë, të cilët konvertonin aksesorët e vjedhur nga banda në vlerë monetare, dhe dy prej tyre persona të afërm që i kanë ndihmuar me strehim.

Dëshmia e Sulës tradhëtoi bandën: Kupa na drejtonte
Po të njëjtat burime thanë për A1Report se tashmë hetimet konsiderohen të kompletuara dhe zbardhja e skemës se si funksiononte grupi është bërë dhe me ndihmën e të arrestuarit të parë Agustin Sula.

Në dëshminë e tij mësohet se Sula ka shpjeguar për prokurorët skemën se si Kupa drejtonte “Babagjyshët” dhe takimet që ky i fundit bënte në burg me anëtarët e bandës ku ndër më të besuarit rezultonte Dritan Kola, vëllai i ish-shokut të burgut të Ilir Kupës ekzekutuar në Greqi pas arratisjes të bujshme në maj të 2012-ës.

Kupa mohon: S’kam lidhje me “babagjyshët”
Prokurorët kanë tentuar të marrin dhe dëshminë e Ilir Kupës të konsideruar si kryebabagjyshi në bandën e grabitësve, teksa ky i fundit i ndodhur në burgun 302 mësohet të ketë refuzuar firmosjen e akteve duke mohuar akuzën dhe duke deklaruar se pretendimet e akuzës janë të pavërteta.

Më shumë se 18 vjedhje? Apeli i prokurorisë: Denonconi grabitjet
Prokuroria e Krimeve të rënda i bën apel personave që kanë rënë pre e grabitjes në qytete të ndryshme të paraqiten për të bërë denoncimet e tyre, pasi paçka 18 rasteve tashmë të dokumentuara ka dyshime të arsyeshme se kjo bandë është përgjegjëse për më shumë raste.
 
Gjykata pritet të lë në burg 12 “babagjyshë”
Gjykata ka caktuar se vlerësimin e masave të sigurisë ndaj babagjyshve do ta drejtojë gjykatësi Luan Hasneziri, teksa pritet të shqyrtohen 12 masa arresti me burg pasi një prej anëtarëve të bandës Mirjan Elezi ka humbur jetën një vit më parë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie