Zgjerohet debati për Vettingun,
Vasili-Ramës: Po bllokon ligjin

Zgjerohet debati për Vettingun,<br />Vasili-Ramës: Po bllokon ligjin
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me debatin mbi Vettingun. Në faqen e tij në “Facebook”, Vasili shkruan se kryeministri i paditur do të bllokojë Vettingun, teksa komenton deklaratën e tij se ky ligj nuk është çështje numrash, por strukturimi.

Debati për organikën e Vettingut ka nisur që dje, teksa Komisioni i Ligjeve vendosi të shkurtojë numrin e njerëzve të këtij ligji, si dhe pagat e tyre.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS, kryeministri Rama tha se Vettingu nuk është çështje numrash, ndërsa LSI është përgjigjur menjëherë, duke e cilësuar atë si tentativë për bllokimin e ligjit. 

“Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun. Kryeministri tha sot: "Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi". E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.

Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.

Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.

Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji”, shkruan Vasili.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor