Zgjerohet koalicioni, Rama:
Marrëveshje me Partinë Maqedonase

Zgjerohet koalicioni, Rama:<br />Marrëveshje me Partinë Maqedonase
TIRANE - Mazhoranca ka zgjeruar edhe më tej koalicionin e saj në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, ku së fundmi i është shtuar edhe Partia Maqedonase.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Shefi i qeverisë ka theksuar arritjen e marrëveshjes me Partinë Maqedonase të drejtuar nga kreu i saj Edmond Themelko, njëherësh kreu i Bashkisë Pustec.

“Me Themelkon kryetar i partise maqedonase e i Bashkise Pustec pas marreveshjes per futjen ne koalicionin fitues:-)” shkruan Rama
Partia e maqedonasve në Shqipëri e quajtur Aleanca Maqedonase për Integrime Evropiane (MAEI) ka qenë dy herë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike.
 
Po sot në koalicionin e mazhorancës është bashkuar edhe Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit ndërsa pak ditë më parë u zyrtarizua edhe marrëveshja PS-PDIU.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve