Urgjenca Pediatrike në spitalin e Elbasanit po përballet çdo ditë me një fluks të lartë fëmijësh që kërkojnë ndihmë mjekësore, sidomos gjatë muajve të dimrit kur shtohen infeksionet sezonale.

Për të përballuar këtë ngarkesë, ekipit të këtij shërbimi i është bashkuar prej disa muajsh edhe pediatrja e re Anxhela Kurti, e cila është bërë pjesë e stafit që kujdeset për pacientët e vegjël të qytetit dhe zonave përreth.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ndau në rrjetet sociale edhe historinë e mjekes së re që i është shtuar shërbimit shëndetësor në Elbasan, duke theksuar rolin e mjekëve të rinj që po i bashkohen sistemit publik.

Sipas mjekes Kurti, në urgjencë paraqiten raste jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga rrethinat dhe fshatrat përreth. Rastet më të shpeshta janë virozat respiratore te fëmijët, bronkiolitet dhe bronkopneumonitë, por trajtohen edhe gastroenterite dhe infeksione të tjera.

“Totali i vizitave shkon deri në 100-120 raste në 24 orë, sidomos gjatë periudhës së dimrit. Sigurisht që me ardhjen e pranverës numri i rasteve ka filluar të bjerë ndjeshëm. Kryesisht predominojnë virozat me natyrë respiratore te fëmijët, bronkiolitet dhe bronkopneumonitë, por gjithashtu edhe gastroenterite dhe infeksione të tjera të cilat marrin shërbim në spitalin e Elbasanit”, u shpreh Kurti.

Kurti është vetëm një nga mjekët e shumtë që po i bashkohen spitaleve publike dhe rajonale në vend për të rritur kapacitetet e shërbimit shëndetësor në vend. 

Edhe kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga Urgjenca Pediatrike në Elbasan, duke vënë në dukje punën e ekipit mjekësor dhe kontributin e mjekëve të rinj që po i bashkohen sistemit shëndetësor.

"Shërbimi i Urgjencës Pediatrike në Elbasan, ku Dr. Anxhela prej disa muajsh është pjesë e stafit mjekësor të këtij spitali dhe kontribuon në ofrimin e kujdesit shëndetësor me përkushtim dhe profesionalizëm për pacientët e vegjël të qytetit" shkroi ai në rrjete sociale

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Shkurt, 17:02

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?