9 njësi të reja rajonale të kimioterapisë do të jenë në funksion në të gjithë Shqipërinë, duke zgjeruar aksesin në trajtim, duke e afruar shërbimin me pacientët dhe duke ulur fluksin në Sspitalin Onkologjik në Tiranë
Duke ndarë pamje nga shërbimi i Kimiterapisë në spitalin rajonal të Elbasanit, Ministrja e Shëndetësisë tha se vetëm në këtë spital, në 6-mujorin e parë të vitit u është ofruar shërbim 156 pacientëve me sëmundje tumorale.
“Qëllimi", tha drejtuesja e spitalit Zheni Gjergji, "është të ofrohet shërbim cilësor dhe sa më pranë qytetarëve."
Pak javë më parë, qeveria miratoi edhe ndryshimet në Buxhetin e Shtetit 2026 që parashikojnë fonde shtesë për sektorin e shëndetësisë, duke përfshirë financimin e barnave onkologjike në vlerën e 1,5 miliardë lekë shtesë.












Komente
Komento