Zgjidhen anëtarët e komisionit që do të bëjnë vettingun në Policinë e Shtetit, Gardë dhe SHÇBA (EMRAT)

TIRANE-Komisioni i jashtëm i vlerësimit dhe sekretariati teknik për vettingun në policinë e shtetit janë zgjedhur dhe të hënën pritet konstituimi i tyre në ambientet e akademisë së policisë në Sauk ku do të jetë dhe godina e vettingut për uniformat blu. Ministria e Brendshme ka publikuar anëtarët e përzgjedhur pas një periudhe kontrolli që ka zgjatur 4 muaj. Ndërsa pas konstituimit pritet të kalojnë në filtër 300 policët e parë duke nisur me kryepolicin Ardi Veliu dhe më pas në drejtorët e qarqeve dhe sipas gradave. Anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit janë: Ana Kapaj, Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja, Viktor Bërdo. Si pjesë e komisionit të jashtëm të vlerësimit janë dhe bota akademike dhe nga Rektorati i universitetit të Tiranës janë përzgjedhur; Ela Kërka, Elda Kuka (Balili), Elida Liko, Ledian Rusta, Mirela Ujkani (Miti). Ndërsa katër anëtarët zëvendësues janë përzgjedhur; Nertila Sadedini (Murati), Bledar Ilia, Arta Lleshi, Elton Muça.

Vettingu në polici është ndarë në dy kolona përfshirë edhe sekretariatin teknik që do të përbëhet nga; Amarildo Kurti, Arta Lleshi, Eralda Bajollari, Erjena Bashari, Erlisa Shkodrani, Floris Muho, Gent Pejo, Gëzim Selmani, Ilva Mitro, Iva Guçe, Klevi Hajdini, Marjana Çela, Marjeta Përlala, Suela Pashaj, Laert Elmazaj. Kontrolli për pasurinë dhe ekspertizën e ILDKPKI-së i është besuar inspektorëve të propozuar; Elvira Dabërdaku, Adriana Meko,  Zamira Gjini, Alban Laska, Besnik Hodo dhe dy inspektorët zëvendësues Dhimitrulla Spiro dhe Vjollca Koçollari. Stafi i përzgjedhur nuk do të kalojë në filtër vetëm drejtuesit e policisë së shtetit por edhe drejtuesit dhe anëtarët e Gardës së Republikës si dhe stafin e shërbimit të brendshëm dhe ankesave në polici. Me përzgjedhjen e anëtarëve ministria e brendshme deklaron se “Reforma dëshmon vullnetin e Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të ndërtuar institucione të forta me njerëz me integritet, duke i ngritur në standardet europiane”.

Anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit:
1. Ana Kapaj
2. Artur Baku
3. Marjeta Gjelaj
4. Sonila Kadareja
5. Viktor Bërdo

Nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët:
1. Ela Kërka 
2. Elda Kuka (Balili)
3. Elida Liko
4. Ledian Rusta
5. Mirela Ujkani (Miti)

Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes:
1. Nertila Sadedini (Murati)
2. Bledar Ilia
3. Arta Lleshi
4. Elton Muça

Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët:
1. Amarildo Kurti
2. Arta Lleshi
3. Eralda Bajollari
4. Erjena Bashari
5. Erlisa Shkodrani
6. Floris Muho
7. Gent Pejo
8. Gëzim Selmani
9. Ilva Mitro
10. Iva Guçe
11. Klevi Hajdini
12. Marjana Çela
13. Marjeta Përlala
14. Suela Pashaj
15. Laert Elmazaj

Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit:
1. Elvira Dabërdaku, inspektor
2. Adriana Meko, inspektor
3. Zamira Gjini, inspektor
4. Alban Laska, inspektor
5. Besnik Hodo, inspektor

Anëtarë zëvendësues janë:
1. Dhimitrulla Spiro, inspektor
2. Vjollca Koçollari, inspektor

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë