Zgjidhen kryetarët e FRPD në 52
degë, sot mbyllen edhe në Durrës

Zgjidhen kryetarët e FRPD në 52<br />degë, sot mbyllen edhe në Durrës
Me parimin “Një anëtar një votë” Partia Demokratike ka zgjedhur 52 kryetarët e degëve të saj, në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Sipas PD-së, kjo garë është me një konkurencë të panjohur deri tani, me një proces model dhe me votim të lirë e të ndershëm sipas parimit një anëtar një vote, ku gara është ndarë me një votë të vetme, si në rastin e degës 8 në Tiranë, apo në zgjedhjen e drejtuesit të forumit për Malësinë e Madhe.

Ndërkohë që në 9 degët e PD, në Dibër, Gramsh, Has, Kavajë, Kuçovë, Kurbin, Peqin, Pogradec, Tropojë, rezultati ka qënë i ngushtë dhe fituesi ka dalë me pak vota diferencë. Në Diber me 9 vota diferencë,  në Gramsh me 2 vota diferencë, në Has 2 vota diferencë, në Kavajë 5 vota diferencë, në Kuçove 4 vota diferencë, në Kurbin 4 vota diferencë, në Peqin 6 vota diferencë, në Pogradec 9 vota diferencë, në Tropojë 4 vota diferencë.

Ndërkohë që 14 degë të tjera FRPD janë ndarë me më pak se me pak se 25 vota diferencë.10 mijë e 782 të rinj demokratë morën pjesë në këto zgjedhje, që nisën me 7 shkurt.

Një pjesmarrje rekord dhe entuziasëm i jashtzakonshëm i përfshirjes së të rinjve në politikë. Kjo e nxitur nga gara e fortë, kandidaturat e spikatura dhe procesi i rregullt e respektimi i votës. Me zgjedhjen sot të kreut të FRPD të Durrësit, mbyllet procesi për drejtuesit e forumit në gjithë degët e Shqipërisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
​ 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot