Zgjidhet kriza politike në Itali/ Giuseppe Conte do të drejtojë qeverinë e re, Salvini në opozitë (VIDEO)

Zgjidhet kriza politike në Itali. Pas përfundimit të raundit të fundit të konsultimeve mes partive politike, Partia Demokratike dhe Lëvizja ‘5 Yjet’ kanë vendosur ti japin vendit një qeveri të re dhe kanë rënë dakord te një emërues i përbashkët, Giuseppe Conte do të drejtojë kabinetin e ri qeveritar. Ndërsa ish- aleati i tij, Matteo Salvini do të kalojë në opozitë pas kësaj marrëveshjeje të re. 

Në orën 9.30 Presidenti i Republikës Sergio Mattarella ka thirrur në presidencë avokatin Conte dhe i ka ngarkuar detyrën e krijimit të qeverisë .

Giuseppe Conte ka kërkuar nga kreu i shtetit disa ditë kohë për të vënë pikat mbi ‘I’ në programin qeveritar dhe besohet se në mes të javës tjetër do të bëjë betimin, për herë të dytë brenda 15 muajve.

Pas takimit kokë më kokë me Presidentin e Republikës, Kryeministri Conte, pasi falenderoi  Presidentin Mattarella dhe forcat politike që i dhanë mbështetje për të drejtuar qeverinë e re, tha se: Nga ky moment do t’i kushtohem përgatitjes së programit qeveritar. Ne do të punojmë për një vend më të mirë, një vend që ka infrastrukturë të sigurt, rrjete efikase, që ushqehet me energji të rinovueshme, që rrit të mirën e përbashkët, që integron mirëqenien eko-të qëndrueshme dhe që heq pabarazitë e të gjitha llojeve në axhendën e vet politike. Jemi në agimin e një legjislature të re të Bashkimit Europian dhe duhet të rekuperojmë kohën e humbur për të bërë që Italia të luajë rolin drejtues që meriton”.

Emri i Giuseppe Contes dhe “armiku” i përbashkët Salvini, duket se kanë qënë faktorët që i hapën rrugën bashkepunimit mes PD dhe Lëvizjes 5 Yjet, dy forca politike që deri dje ishin kundërshtarë të paepur përballë njëri tjetrit.

Sipas analistëve, rruga e qeverisë së re italiane do të jetë me shumë të përpjeta. Pikësëpari, Giuseppe Conte duhet të zgjidhë në ekipin e qeverisë së ardhshme nyjet që e pengojnë, ku më seriozja duket të jetë ambicia e Di Maio-s për një post qeveritar. Por ndoshta do ti duhet ta pranojë këtë fakt duke e balancuar me dhuuratën që mund t’i bëj PD duke i besuar dy ministri të rënda, atë të brendshme dhe atë të ekonomisë. Për të mos lënë mënjanë propozimin e ri te Beppe Grillo i cili kërkon një qeveri të përbërë nga ministra jashtë politikës.

Gjithsesi ‘kartat’ e lojës së pushtetit po pakësohen nga ora në orë. Shpejtësia për krijimin e qeverisë ka dy arsye të shkëlqyera. E para - Italia nuk mund të lihet në harresën e krizës dhe e dyta - sa më shpejt të krijohet kabineti qeveritar, aq më pak rrezikohet që dikush të rimendohet.

Një qeveri e re me Kryeministër Giuseppe Conte, do ta kthente Italinë të luante një rol qendror në politikat e brendshme të Europës, pas marrëdhënieve të përkeqësuara seriozisht kohët e fundit midis Romës dhe Brukselit.

Korrektësia e qëndrimeve të Kryeministrit të ri dhe mbështetja që Lëvizja 5 Yjet i dha zgjedhjes së Ursula Von der Leyen për postin e Presidentes së  Komisionit Evropian, tregon dëshirën për të rindërtuar një dialog me Evropën.

Mbështetja pë Giuseppe Conte-n ka ardhur dhe nga ana tjetër të oqeanit. Donald Trump përmes një postimi në Tëitter, ka deklaruar publikisht se mbështet emërimin e ish kryeministrit për një mandate të dytë. 

“Conte ka qenë në gjendje të përfaqësojë me forcë Italinë në G7 si një njeri shumë i talentuar që e do shumë vendin e tij dhe punon mirë me Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që ai të mbetet Kryeministër” - nënvizon Trump në Tëitter.

Kryeministri Giuseppe Conte dha dorëheqjen në datën 20 gusht pas krisjes së koalicionit të djathtë bashkëqeverisës mes Lëvisjes 5 Yjet dhe Lega Nord. Conte akuzoi Matteo Salvinin (kryetari i partisë nacionaliste Lega Nord dhe aleat i kryeminstrit hungarez Viktor Orban) se po ndiqte interesat personale. Para përçarjes Matteo Salvini si zv. kryeministër kërkoi në Kuvendin italian një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së djathtë, e cila nuk iu pranua. Lideri i Lega Nord, Matteo Salvini u bë shkas i krizës italiane disa ditore e cila mund të çonte në zgjedhje të parakohshme.

Pas krisjeve brenda koalicionit të djathtë Giuseppe Conte njoftoi dorëheqjen dhe akuzoi aleatin e tij në qeveri Matteo Salvinin. Ai e cilësoi kreun e Lega Nordit si të papërgjegjshëm pasi nuk kishte respektoi rregullat dhe ndoqi vetëm interesat e tij personale.

Skenari i kësaj krize qeveritare në Itali do të ishte zgjedhje parlamentare të parakohshme por nuk ndodhi pas marrëveshjes së re të dy ''kundërshtarëve'', PD (e majta italiane) dhe 5 Yjeve të cilët ranë dakort që Conte të vazhdojë kryeministër dhe të evitohen të parakohshmet në Itali. Me këtë lëvizje në politikën italiane, forcat nacionaliste dhe Lega Nord i Matteo Salvinit kalojnë në opozitë. Qëlimi i tij i errët ishte të shkonte në zgjedhje të parakohshme për ta marrë vetë pushtetin për shkak të popullaritetit me idetë nacionaliste por nuk i parapriu marrëveshjes Zingaretti- Conte. 

Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet qeverisën nga marsi i 2018 Italinë pasi në zgjedhjet e fundit nuk arritën të krijojnë qeverinë pa ndihmën e njëra- tjetrës. Matteo Salvini, në detyrën e zv. kryeministrit dhe ministri të brendshëm u dallua për shfaqjet e tij populiste si dhe hapur kundër BE për çështjet ekonomike dhe atë të emigrantëve, ku u dallua një racizëm i theksuar nga kreu i Lega Nord. Gjithashtu u dallua dhe miqësia e tij me Viktor Orban, një kryeministër hungarez i mirënjohur tashmë si një anti- europian dhe pro rus. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja