Zgjidhet Kryesia e LRI, Meta: 
Politika dominohet nga egoizmi 

Zgjidhet Kryesia e LRI, Meta: <br />Politika dominohet nga egoizmi 
Lëvizja Rinore për Integrim mblodhi Komitetin Drejtues Kombëtar, që zgjodhi anëtarët e kryesisë së re të LRI-së bashku me sekretariatet.
 
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave, Kryetare e Këshillit Drejtues Kombëtar u zgjodh Dajana Kovaçi. Dy Nënkryetarët e rinj të LRI-së u zgjodhën Klevi Pojana së bashku me Rea Kotani, ndërsa Sekretare e Përgjithshme e LRI-së u zgjodh, Ira Vejsiu.
 
Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, etj.
 
Në fjalë përshëndetëse gjatë kësaj mbledhjeje, Ilir Meta, pasi uroi Kryetaren e re të LRI-së, Floida Kërpaçin dhe të gjithë ekipin e ri drejtues suksese në këtë mandat, tha se sot Lëvizja Rinore për Integrim përfaqëson sot një fuqi të jashtëzakonshme jo vetëm politike e rinore, por mbi të gjitha plot atdhedashuri.
 
Unë besoj se ajo që është shumë shqetësuese për klasën politike ekzistuese në vend është ndenja e atdhedashurisë në marrjen e vendimeve për të sotmen dhe për të ardhmen e vendit. Fatkeqësia më e madhe është që në marrjen e vendimeve dominojnë egoizmi, interesat afatshkurtra dhe të çastit, të grupit, të klanit. Vendime që për fat të keq merren edhe nën shantazhet e problemeve dhe raporteve jo të drejta me ligjin. Ndaj është e rëndësishme për të ardhmen e vendit që ajo të jetë një e ardhme e garantuar të kemi një klasë politike të rinovuar me njerëz të rinj, me ide të reja, të pashantazhueshëm nga askush, brenda dhe jashtë vendit, në mënyrën më vizionare, por dhe më atdhetare”, - tha kryetari i LSI-së.
 
Duke u ndalur te suksesi i Kombëtares shqiptare të futbollit në finalet e Evropianit “Francë 2016”, Meta theksoi se kjo është arritja më e madhe që Shqipëria falë shpirtit të sakrificës dhe shpirtit të ekipit, mundi një nga ekipet më të njohura edhe në botë.
“Mundi edhe një vend anëtar të Bashkimit Europian dhe tregoi që ne përfaqësojmë një vend dhe një komb plot talent, që ka arsye për të kërkuar më shumë nga vetvetja në radhë të parë, por edhe për t’u kërkuar të tjerëve që ta respektojnë më shumë. Por ai që nuk respekton veten nuk mund të presim të respektohet nga të tjerët”, - shtoi Kryetari i LSI-së.

Më tej, Ilir Meta u shpreh se LRI ka një fuqi të jashtëzakonshme ripërtëritëse dhe vitalizuese, jo thjesht rreth vetes, por në radhë të parë te Lëvizja Socialiste për Integrim.
Që gjithë gjeneratat e mëparshme janë të integruara më së miri në të gjitha nivelet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dhe unë besoj se sfidat që kemi përpara do ta evidentojnë edhe më shumë forcën përfaqësuese të LRI-së dhe unë jam i bindur se më shumë se 50 për qind e kandidatëve përfaqësues të LSI-së për Konventën Kombëtare Zgjedhore të saj, por mbi të gjitha për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, do të jenë nga të rinjtë e të rejat më të mirë dhe më përfaqësuese të LRI-së. Sepse e tillë është fuqia përfaqësuese dhe rrezatuese e Lëvizjes Rinore për Integrim. Shumica e votuesve të LSI-së i takojnë gjeneratës së re. Dhe unë besoj se ju i keni të gjitha kualitetet, aftësisë dhe eksperiencën, sepse politika ka nevojë edhe për eksperiencë, por ju e keni atë sepse është tashmë një kohë e gjatë që ju jeni të angazhuar dhe jeni pjesë aktive në këtë organizatë në të gjitha aktivitetet e saj, për të realizuar përfaqësim dinjitoz”, - deklaroi Meta, i cili shprehu tha se beson shumë te të rinjtë, te ëndrrat e tyre, tek idealizmi i tyre, tek solidariteti i tyre, tek fryma e ekipit që LRI ka kultivuar me aq shumë përkushtim gjatë gjithë këtyre viteve.

Nuk besoj se ka organizatë në Evropë si Lëvizja Rinore për Integrim. Është një model që meriton respekt, mirënjohje, mbështetje, fuqizim dhe që shpresoj që të jetë edhe më e vetëdijshme për fuqinë që përfaqëson. Ndaj do t’ju siguroja të gjithë mbështetjen tonë në mënyrë që ju të përgatisni gjithë kapacitet e duhura, në mënyrë që në gjithë sfidat e afërta me të cilat ne dhe ju do të përballohemi, të dalim fitimtarë dhe me sukses, pasi në diskutim nuk është thjesht e ardhmja e secilit prej jush individualisht, por është e ardhmja e vendit. Dhe një e ardhme e sigurt e Shqipërisë, kërkon një rini të ndërgjegjshme, të motivuar, të mirëedukuar dhe të bashkuar”, - u shpreh Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.
 
Anëtarët e Kryesisë së LRI-së të zgjedhur sot pas votimit
Floida Kërpaçi (Kryetare e LRI-së)
Dajana Kovaçi (Kryetare e KDK-së së LRI-së)
Ira Vejsiu (Sekretare e Përgjithshme e LRI-së)
Klevi Pojana (Nënkryetar i LRI-së)
Rea Kotani (Nënkryetare e LRI-së)
Sara Lleshi  (Sekretare Organizative e LRI-së)
Gaetano Doçi (Sekretar për Anëtarësinë)
Fiona Dani (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
Kristi Xharau (Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë)
Dejana Kallogjeroviç
Erklent Krifsa
Arb Shtylla
Enada Koçiraj
Kejdi Mehmetaj
Endrit Braimllari
Eriona Bixha
Eriol Braimllari
Eduina Ymeri
Petrika Mele
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare