TIRANE- Andi Kananaj është zgjedhur sot kryetar i Agjencisë së Mbështetjes së Shoqërisë Civile. Kananaj është zgjedhur me shumicën e votave nga anëtarët e bordit për një mandat 4-vjeçar.
 
Për drejtuesin e ri të AMSHC-së, votuan sot Adrian Thano, Alban Dudushi, Kozara Kati, Ismail Ademi dhe Aldo Merkoci.
 
Bëhet me dije se në këtë votim nuk morën pjesë përfaqësues të administratës.
 
Agjencia është një ent publik i pavarur me synim ndihmën e shoqërisë civile në disa aspekte. Kjo agjenci ka ekzistuar prej katër vitesh, por nuk ka qenë tërësisht funksional.
 
Aktualisht, Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile ka një bord prej 9 personash, 5 nga të cilët vijnë nga shoqëria civile dhe 4 të tjerë janë pjesë e administratës.

Redaksia Online
(e.s/b.b/shqiptarja.com)