Zgjidhet kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Klodeta Dibra: Sot është veçse fillimi i një rrugëtimi të gjatë

Klodeta Dibra është përzgjedhur këtë të hënë si Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste. E gjendur përballë kandidateve Etilda Muhaj, Voltiza Prendi dhe Zana Sina, Dibra u zgjodh në krye të Forumit të Grave socialiste me parimin 1 anëtar, 1 votë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Klodeta Dibra e ka cilësuar fitoren e saj si shprehje të vullnetit demokratik. Më tej, ajo i cilësoi gratë dhe vajzat e Forumit si pjesa më e lirë dhe më e jashtëzakonshme e shoqërisë shqiptare.

Sot fitoi skuadra jonë, fryma e sinqertë dhe bashkëpunuese e grupit, guximi dhe vullneti për t’i shkuar garës deri në finish. Nga kjo garë nuk pati humbës dhe të humbur; Jam e lumtur që ju takova, që kuvenduam, që ndamë ide e mendime, që u pamë sy më sy, që u rrokëm, që i shtrënguam dorën njëra-tjetrës; Sot është veçse fillimi i një rrugëtimi të gjatë”, u shpreh ajo.

Në përfundim të statusit, Dibra ka shprehur falenderimet e saj përkundrejt kandidateve të garës, koordinatoreve të grave të 24 njësive, anëtareve të komisionit, administratoreve të njësive dhe strukturave të tjera, dhe së fundmi ka falenderuar për përkrahjen miqtë e familjen e saj.

Postimi i plotë i Klodeta Dibra, në rrjetin social "Facebook"

Prof. Dr. Klodeta Dibra është pedagoge në Departamentin e Gjuhës italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Dibra ka mbajtur pozicione të rëndësishme në arsimin e lartë si: Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Anëtare e Senatit akademik të Universitetit të Tiranës, Anëtare e Këshillit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Kryetare e Këshillit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, etj.

Ajo numëron gjithashtu një pjesëmarrje të gjerë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me botime artikujsh shkencorë nëpër revista shkencore; si autore e disa teksteve universitare, monografive dhe e fjalorëve. Gjithashtu, Dibra ka sjellë të shqipëruar disa autorë italianë si Carmine Abate, Dacia Maraini, Orianna Fallacci, Mario Luzi etj. Për kontributin e saj të gjerë Dibra është nderuar me medalje nderi të  Kalorësit (Klasi III) “Ordine della stella della solidarietà italiana”, dhënë nga Presidenti i Republikës italiane Giorgio Napolitano më 17 tetor 2006.        

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 03/12/2018 15:35

    Paskq fituar mikesha e Shullazit. E vertete qenka qe Shullazi eshte ne burg por kontaktet dhe kercenimet me boten jashte i paska. Nuk paska PS figyra te tjera te paperlyera me krimin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki